Qeveria
KE heq asistencën teknike për Skavicën
Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Europian ka njoftuar heqjen e asistencës teknike nga 1 janari i këtij viti. Në një komunikim zyrtar me Ministrinë e Infrastrukturës, KE shpjegon arsyet e tërheqjes së mbështetjes për këtë projekt.
Giuseppe Conte në përpjekjen e radhës për të mbajtur në këmbë qeverinë
Qeveria italiane është sërish në krizë. Kryeministri italian, Giuseppe Conte, po përballet me votëbesimin në Senat.
Kabineti i Contes u vu në diskutim pasi prej tij u larguan dy ministrat e aleatit, Matteo Renzi.
Pasi mori mbështetjen e Dhomës së Ulët të hënën, Conte do të përpiqet të fitojë edhe atë të Senatit ditën e sotme.
Referendumi, zviceranët do të vendosin vetë për karantinën dhe masat kufizuese
Sistemi i demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës do të vihet në provë sërish këtë vit. Referendumi i radhës ka të bëjë me kompetencat e qeverisë për të vendosur për karantinën dhe masat e tjera që kanë synim frenimin e pandemisë Covid-19.
Vendi alpin me 8.5 milionë banorë e ndjek shpesh praktikën e referendumeve. Me anë të tyre, qytetarëve u jepet mundësia për të vendosur në lidhje me një sërë çështjesh që i prekin ata në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mjafton që peticioni të marrë numrin e mjaftueshëm të firmave për t’i hapur dritën jeshile një referendumi.
Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta...Por jo kjo!
Lulzim Basha duket se ka gjetur një togfjalësh elektoral që sikur ngjit: Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta.
Majtas.net dhe lideri i 4-t më i ndjekur në Europë
Sot në media u publikua një raport i “Terradata” që evidenonte se Edi Rama, që i shërben Shqipërisë(apo jo?) në detyrën e kryeministrit, është politikani i katërt më i ndjekur në Europë. 1.3 milionë ndjekës dhe për Top-Channel, kjo shifër provon një të vërtetë të hidhur për shumëkënd, sepse ai “lë pas liderë vendesh të fuqishme si…”.
Qeveria e karagjozëve ndryshon sërish vendimin për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit
Më datën 24 dhjetor qeveria ka vendosur të bëjë një ndryshim në vendimin nr. 389 të Këshillit të Ministrave që përcaktonte kriteret e lëshimit të pasaportës diplomatike dhe të shërbimit. Ndërhyrja prek atë që dihet se mund të prekë, pikën 14 që thotë shprehimisht se:
Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri më datë 31 dhjetor 2019
Antitrusti në Kinë godet perandorinë e Jack Ma
Qeveria kineze synon të frenojë perandorinë e të teknologjisë që ka ngritur Jack Ma, bashkëthemeluesi i Alibaba dhe një nga njerëzit më të pasur të vendit. Në prag të Krishtlindjes, autoritetet në Pekin urdhëruan një hetim mbi pretendimet për "praktika monopoli" nga gjiganti i shitjes me pakicë Alibaba, ndërsa tani kanë urdhëruar kompaninë e tij të teknologjisë financiare Ant Group të tkurrë operacionet e saj.
Qeveria hap sërish lojën e legalizimeve
Tashmë Agjencia Shtetërore e Kadastrës me ndyshimet e reja ligjore, do të jetë institucioni që do të bëjë rivlerësimin e pronave të palegalizuara, apo ato që janë përjashtuar nga procesi i legalizimit. Vendimi i Këshillit të Ministrave i firmosur nga kreu i ekzekutivit, Edi Rama, parashikon se kur mund të lejohet rishikimi për legalizim.
Qeveria shpërblen pensionistët me 5 mijë lekë për festat e fundvitit
Ndryshe nga sa parashikohej, qeveria do të tregohet më bujare me pensionistët në këtë fundvit. Qeveria ka vendosur për pensionistët një shpërblim prej 5 mijë lekësh për Vitin e Ri.
Qeveria kërkon adresën e emigrantëve. Kush nuk e deklaron, nuk merr shërbime
Qeveria shqiptare, kjo e tanishmja, ka vendosur të marrë seriozisht veten dhe shtetin ku ka hipur duke pretenduar të marrë adresën e qëndrimit të shtetasve që banojnë jashtë territorit të Republikës. Përmes një vendimi të datës 4 nëntor, përherë me propozim të ministrit të Brendshëm, qeveria ka vendosur të detyrojë deklarimin e adresës së shtetasit shqiptar jashtë Shqipërisë, duke njoftuar se mosdeklarimi i adresës do të sjellë ndërprerjen e shërbimeve ndaj tyre që nuk janë asgjë më shumë se ato të Gjendjes Civile dhe ushtrimi eventual i të drejtës së votës.