Referendumi, zviceranët do të vendosin vetë për karantinën dhe masat kufizuese

Postuar në 17 Janar, 2021 10:58

Sistemi i demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës do të vihet në provë sërish këtë vit. Referendumi i radhës ka të bëjë me kompetencat e qeverisë për të vendosur për karantinën dhe masat e tjera që kanë synim frenimin e pandemisë Covid-19.

Vendi alpin me 8.5 milionë banorë e ndjek shpesh praktikën e referendumeve. Me anë të tyre, qytetarëve u jepet mundësia për të vendosur në lidhje me një sërë çështjesh që i prekin ata në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mjafton që peticioni të marrë numrin e mjaftueshëm të firmave për t’i hapur dritën jeshile një referendumi.

Vitin e kaluar, zviceranët votuan për rritjen e stokut të banesave me kosto të ulët, shtesat e taksave për fëmijët dhe gjuetinë e ujqërve.

Ideja e referendumit të radhës është që t'u jepet qytetarëve kontroll mbi fuqinë e qeverisë federale. Referendumi do të vendosë në lidhje me heqjen ose jo të autoritetit ligjor të qeverisë për të urdhëruar bllokime dhe kufizime të tjera pandemike. Për mbajtjen e referendumit, peticioni iniciues u nënshkrua nga 86 000 qytetarë brenda javës, ndërkohë që duhen vetëm 50 000 firma.

Votimi parashikohet të mbahet në qershor dhe do të jetë i pari që do t’i japë fund debatit që ka lindur në shumë vende në lidhje me atë se sa larg duhet të shkojnë qeveritë për të kufizuar ndërveprimet shoqërore në një pandemi - ose nëse mund të vendosin për mbylljen e vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.