Qeveria

"Vdekjet e fshehura" dhe presioni për një mbyllje të dytë

Postuar në 24 Nëntor, 2020 15:39

Partia Demokratike po këmbëngul në temën e fshehjes së vdekjeve nga CoVid-19 duke sjellë madje dëshmi konkrete qytetarësh. Sipas këtyre dëshmive spitali ka fshehur shkakun e vdekjes duke ngritur dyshime mbi certifikatat e vdekjes. PD-ja është një parti që ka burime të mjaftueshme për të sqaruar konkretisht se çfarë mund të ketë ndodhur, por në vend të kësaj ajo preferon të luajë politikisht me një skandal që nuk duket shumë i tillë. P.sh çdo qytetar që pretendon një manipulim me certifikatën e vdekjes, mund të kërkojë autopsinë. Dhe që aty sqarohet çdo gjë.

Është mëkat të paguash gjoba në këtë "shtet"

Postuar në 08 Tetor, 2020 14:08

Qeveria ka nxjerrë së fundmi një akt normativ përmes të cilit fal të gjitha gjobat e vëna gjatë periudhës “së infeksionit të shkaktuar nga covid-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”. Për pjesën e pandemisë, masat administrative që fallen, e madje kthehen përfshijnë kohën mes 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020, ndërkohë që për shkeljet në procesin e rindërtimit “falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore”.

Vala e dytë e Covid-19, qeveria izraelite vendos bllokimin e dytë

Postuar në 24 Shtator, 2020 11:07

Qeveria izraelite miratoi një bllokim të dytë akoma më të rreptë se ai i vendosur dy javë më parë, për shkak të numrit të madh të rasteve të reja. Vendimi do të hyjë në fuqi nesër (e premte) dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 11 tetor, në fund të festave hebreje. Ndër masat që parashikohen janë mbyllja e shërbimeve jo-thelbësore, shmangia e grumbullimeve mbi 20 persona dhe ndalimi i largimit përtej një kilometri nga shtëpia. Sinagogat do të jenë të hapura vetëm për ceremonitë e Kippur-it.

Vala e dytë e Covid-19 në Britani, stimuj për ata që rrinë në shtëpi, gjoba për shkelësit e masave

Postuar në 20 Shtator, 2020 15:11

Në përballje me valën e dytë të Covid-19, qeveria e Boris Johnson në Britani ashpërson masat. Ata që thyejnë karantinën e imponuar pas kthimit nga jashtë, pas tamponit pozitiv apo edhe thjesht kontaktit me një të infektuar, do të dënohen ashpër. Gjoba mund të arrijë deri në 10 000 paund, rreth 11,000 euro.

Psallmet e patriotizmit

Postuar në 18 Shtator, 2020 21:24

 

Sot është shfaqur sërish në media Baton Haxhiu, gazetari apologjet i kryeministrit të Shqipërisë. Me një shkrim të zakonshëm në stilin e tij, ku nuk spikat ndonjë ide, por kemi përherë ose sqarime, ose akuza, z. Haxhiu tradhëton stresin politik që vijon t’u krijojë të mëngjërve pranë tij Sali Berisha. Që duhet thënë se është edhe armiku perfekt për të ashtuquajturën E majta shqiptare.

Nuk ka kurrfarë rëndësie ikja e ministres. Qeveria është vetëm një njeri

Postuar në 15 Shtator, 2020 15:27

Dje u njoftua zyrtarisht largimi nga kabineti qeveritar i ministres Besa Shahini. U dhanë shumë arsye në media për këtë lëvizje që përflitej prej kohësh, krahas lëvizjeve të tjera që thuhet se do të ndodhin. Shahini ishte një zgjedhje nga Kosova e Edi Ramës që e trajton qeverinë si tryezë personale pune. Ndryshimet fundit në qeveri u njoftuan në një mbledhje Asambleje të PS-së, e cila thjesht i miratoi pa bërë zë.

Vala e dytë e Covid-19/ Izraeli bëhet vendi i parë që rikthen karantinën

Postuar në 11 Shtator, 2020 13:49

Izraeli bëhet vendi i parë në botë që i kthehet karantinës për së dyti. Numri rekord i rasteve të reja e detyroi qeverinë ta marrë këtë vendim të enjten.

Izolimi për frenimin e përhapjes së virusit do të zhvillohet në tre faza.

Datat specifike për secilën fazë nuk janë njoftuar dhe zbatimi i raundit të dytë dhe të tretë të kufizimeve do të varet nga rezultati i fazës së parë.

Certifikatë nga ShBA dhe qytetarët: Qeveri kazani që vjedh si gjithë të tjerat

Postuar në 10 Shtator, 2020 17:26

Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si vend ku vështirë të bëhet biznes. Ata përmendin si probleme të vazhdueshme në Shqipëri korrupsionin, në veçanti në sistemin gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimet publike, dhe respektim i dobët i kontratave. Rritja e përdorimit të kontratave me partneritet publik-privat në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë, ul mundësinë e konkurrencës, përfshirë këtu edhe nga investitorët e huaj

Qeveria greke ndryshon rregullat për dhënien e nënshtetësisë

Postuar në 03 Shtator, 2020 01:33

Qeveria greke ka vendosur të ndryshojë procedurën e marrjes së nënshtetësisë. Qytetarët me kombësi të huaj që do të aplikojnë për nënshtetësi do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim mbi gjuhën, historinë dhe gjeografinë e Greqisë. Ky kusht parashikohet nga një draftligj i depozituar së fundmi dhe që do të konsultohet deri më 10 shtator.

E tremb edhe inskenimi demokratik i PD-së

Postuar në 26 Gusht, 2020 18:58

Lulzim Bashës i dhanë partinë. Ia bënë gati dhe atij i duhej vetëm të qeshte. Sigurisht që fati personal dhe politik i këtij njeriu ka acaruar shumë njerëz, ka prodhuar shumë armiq. E megjithatë ai është konsideruar përherë si dhurata më e mirë për ata që e kalërojnë pushtetin në këtë vend duke vjedhur. Përfshirë njerëz në media që janë fshesa dhe koshi i mbeturinave te politikës. 

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria