Qeveria
Veliaj: Puna për teatrin e ri fillon këtë verë
Pasi qeveria kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për zbatimin e projektit do të ftohen kompanitë e interesuara. Projekti mbetet i njëjti, ai i paraqitur që në krye të herës nga studio e arkitektit danez Bjarke Ingels. Në një intervistë për MCN TV përmes Skype, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se teatri i ri do të shndërrohet në një hapësirë moderne, njësoj siç është bërë më parë me projekte të tjera që kanë hasur në pengesa.
Talibanët: Do të ketë paqe vetëm me largimin e Ghanit
Talibanët e kushtëzojnë paqen në Afganistan me krijimin e një qeverie të re dhe largimin e presidentit Ashraf Ghani. Në një intervistë me Associated Press, zëdhënësi i Talibanëve, Suhail Shaheen, i cili është njëkohësisht anëtar i ekipit negociues të grupit, paraqiti qëndrimin e kryengritësve në lidhje me atë që do ta presë vendin në muajt e ardhshëm.
Nano: Projekti i portit të Durrësit nuk mund të kalojë me ligj special, SPAK duhet të ndërhyjë
Analisti Mustafa Nano i druhet një skeme të ngjashme si ajo që u përdor për Teatrin Kombëtar, në rastin e portit të Durrësit. Nano komentoi në studion e lajmeve lajmin që MCN publikoi dy ditë më parë lidhur me kompaninë guackë që qëndron pas projektit 2 miliardë dollarë për ndërtimin e një porti turistik në Durrës. Nano tha se fakti që një skup i tillë nuk gjeti jehonë në botën mediatike, sidomos atë opozitare, ngre shumë pikëpyetje.
Havana bën lëshimet e para pas protestave
Qeveria kubane ka autorizuar përkohësisht dhe në mënyrë të pakufizuar hyrjen në vend pa tarifë të produkteve ushqimore, atyre higjieno-sanitare dhe ilaçeve, mallra që mungojnë në tregun kombëtar.
Importi i tyre do të lejohet duke nisur nga e hëna e ardhshme deri më 31 dhjetor 2021, njoftoi kryeministri Manuel Marrero. Masa vjen pas protestave të ashpra në Kubë ditët e fundit kundër krizës ekonomike.
"70% e tenderave kanë probleme, do reformojmë prokurimin publik"
Kryeministri Rama prezantoi sot një paketë të re ligjore për prokurimin, që sipas tij synon rritjen e eficencës dhe transparencës së sistemit të prokurimeve në vend.
Në takimin me titullarët e autoriteteve kontraktore të ekzekutivit, Rama pranoi se 70% e tenderave kanë pasur probleme, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me hartimin e kritereve.
Në "syrin" e Huawei-t, shqetësim në Beograd për sistemin e monitorimit me kamera smart
Që prej vitit 2019, qeveria serbe ka në zbatim e sipër një projekt për monitorimin e Beogradit me kamera. Këto të fundit janë siguruar nga gjiganti kinez i teknologjisë, Huawei, çka ka tërhequr vëmendjen e aktivistëve dhe institucioneve të Bashkimit Europian. Euronews ka bërë një vëzhgim për t’i dhënë përgjigje pyetjes që është ngritur shpesh në Perëndim lidhur me këtë mënyrë monitorimi.
Bashkë për të larguar Netanjahun, një qeveri e brishtë merr drejtimin e Izraelit
Parlamenti izraelit i dha sot votëbesimin një qeverie të re koalicioni, duke shënuar kështu largimin e Benjamin Netanjahut pas më shumë se një dekade në drejtimin e vendit. Megjithëse me mbështetjen minimale të Parlamentit (60 pro, 59 kundër dhe 1 abstenim), qeveria e re e kryeministrit Naftali Bennett merr detyrën.
Yair Lapid (aktualisht ministër i Jashtëm), një lider centrist, do të zërë vendin e z. Bennett pas dy vitesh, nëse qeveria e dy aleatëve do të qëndrojë në këmbë deri atëherë.
6.2 mld euro dëm ekonomik nga prokurimet në 8 vjet të qeverisë "Rama"
Ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, aktualisht drejtues i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun Vlorë, thotë se dëmi ekonomik i qeverisë “Rama” në 8 vjet është 6.2 miliardë euro. Sipas Leskajt, ky dëm ka ardhur vetëm nga shpërdorimi i parasë publike përmes prokurimeve duke favorizuar njërën palë apo tjetrën dhe duke injoruar ofertat më të ulëta. Shifra është një vlerësim i Gjykatës së Audituesve që thotë se qeveria “Rama” gjeneron një dëm vjetor prej 250 milionë euro. Më poshtë prononcimi i z. Leskaj për MCN TV:
Urdhri i ri i Biden: Kompanitë e softuerëve duhet të njoftojnë qeverinë për çdo rast hakerimi
Administrata Biden pritet të lëshojë një urdhër ekzekutiv që detyron shitësit e softuerëve të njoftojnë klientët e qeverisë federale kur kompanitë kanë shkelje të sigurisë kibernetike. Lajmin e bën të ditur Reuters, që i referohet një drafti, i cili ende nuk ka marrë formë përfundimtare.
Pritet që urdhri të lëshohet javën tjetër.
Salla e koncerteve, 2 mln € i paguan qeveria
Për implementimin e projektit të sallës së madhe të koncerteve në Universitetin e Arteve, sipas marrëveshjes së nënshkruar këtë të hënë mes Ministrisë së Kulturës dhe TAP, qeverisë shqiptare do t’i duhet të paguajë 2 milionë euro. Kësaj marrëveshjeje 7 muaj më parë i parapriu një tjetër që përfshinte edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për zhvillim, ku nënshkruhej se vetëm studimi i fizibilitetit të sallës, kërkonte 150 mijë euro. E njëjta kosto siç bën me dije përfaqësuesi i TAP është dashur edhe për hartimin e projektit.