Veliaj: Puna për teatrin e ri fillon këtë verë

Postuar në 01 Gusht, 2021 14:01

Pasi qeveria kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për zbatimin e projektit do të ftohen kompanitë e interesuara. Projekti mbetet i njëjti, ai i paraqitur që në krye të herës nga studio e arkitektit danez Bjarke Ingels. Në një intervistë për MCN TV përmes Skype, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se teatri i ri do të shndërrohet në një hapësirë moderne, njësoj siç është bërë më parë me projekte të tjera që kanë hasur në pengesa.

“Duhet të sqaroj që gara për dizajnin ka mbaruar. Projekti është gati për zbatim. do të ftohen kompanitë kush mund ta zbatojë projektin e Bjarke Ingels. Të premten, Këshilli i Ministrave i kaloi truallin bashkisë duke reflektuar vërejtjet e Bashkisë së Tiranës. Ne do të kemi një teatër modern, siç kemi një park olimpik modern. Ne kemi pasur aktivitete ku korrespondon me logjistikën që ne kemi. Do të kemi një hapësirë cilësore siç kemi sheshin, pazarin, liqenin. Do të harrohen ata që bëhen pengesë. Historia i harron penguesit, vepra mbetet”, tha ai.

Veliaj tha se puna për teatrin e ri do të nisë këtë verë.

“Ne duhet të ecim përpara dhe t’i japim Tiranës një teatër të bukur. Do të fillojmë këtë verë.  Duke qenë se çdo fjalë e imja përfundon në gjykatë sapo të mbarojë procedura, do të fillojë puna”.

 

Comments

Submitted by Majlinda (not verified) on

Sa qenka plak Lali

Submitted by Heu bre (not verified) on

Shpejto pak lale se u poqen fiqte, nuk kemi ku i shesim e reçel nuk mund ti bejme pa TEATRIN E RI. Do zoti e na ndalon me Vendim Gjykata Kushtetuese te bejme reçel ne plate se athere e kemi te sigurte reçelin per dimer. Nuk jemi te çmendur te shesim fiq, shesim reçel sipas orjentimeve te OJQ "Boll" qe eshte krijuar pas shkrirjes se OJQ "Mjaft"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.