bashkia e tiranes
Bashkia e Tiranës: Dyfish të ardhura, vetëm 24% investime
Paratë e taksapaguesve të kryeqytetit nuk kanë shkuar për shërbime. Sipas raportit 9-mujor të Bashkisë së Tiranës, detaje të të cilit u bënë të ditura në MCN nga kreu i këshilltarëve demokratë, Ilir Alimehmeti, për 9 muajt e 2024-s për investime janë shpenzuar vetëm 24% e të ardhurave.
Sipas shifrave të Bashkisë, të ardhurat në arkën e saj janë rritur ndjeshëm në krahasim parashikimin. P.sh., arkëtimet nga gjobat janë rritur me 211%.
Alimehmeti: Bashkia klinikisht e vdekur, nuk lejojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Këshilltarët e opozitës kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, kërkesë e cila u rrëzua. Kreu i këshilltarëve të djathtë, Ilir Alimehmeti, nuk u lejua të hynte në Bashki për të dorëzuar kërkesën. Në studion e MCN Live, ai tha se detyra e Këshillit Bashkiak është të mbikëqyrë funksionin e Bashkisë.
Veliaj: Unë nuk kam lidhje, të tjerët le t’ia dalin vetë
Kryebashkiaku Erion Veliaj u distancua nga drejtorët e institucionit që ai drejton, nën akuzën e SPAK për korrupsion. Veliaj foli për herë të parë në mënyrëtë drejtpërdrejtë për arrestimin e tre drejtorëve të Bashkisë Tiranë, duke u justifikuar se nuk është në tagrin e një drejtuesi që merret me “një mijë e një problemet e përditshme të punës”, të përgjojë zyrtarët në varësi të tij.
Tre drejtorë të Veliajt shkojnë në burg
Dy ish-drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar sot me urdhër të SPAK. Në kuadër të dosjes 5D, në pranga përfunduan Redjan Molla dhe Mariglen Qato, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
26.4 milionë euro nga taksa e arsimit, por mësimi në Tiranë bëhet ende me turne
Prej 8 vitesh, Bashkia e Tiranës mbledh taksën e arsimit. Taksa me vlerë 150 lekë të reja paguhet nga çdo familje e kryeqytetit në faturën e ujit. Synimi është që përmes fondit që krijohet të përmirësohen kushtet në shkolla.
Kryetari pa dhëmbë i Bashkisë së Tiranës
Kjo është finalja e përballjes së tij me pushtetin, konkretisht kryeministrin Edi Rama dhe mangallin e tij të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit e cilësoi largimin e Dukës si betejën e jetës dhe u përfol për një audiopërgjim, ku fliste për bole hekuri. Tekstualisht kjo ishte fjala që u përdor. Në fakt, zoti Veliaj pretendon më shumë sesa ka. Bolehekuri pason imagjinarin e tij për veten si Superman, bluzën e të cilit e vishte shpesh nëpër aktivitete në Tiranë, përpara sesa kumbari i tij në qeveri t’i jepte kovën me bojë në një nga pallatet e prekura nga tërmeti.
“Qeveria që vret qentë”
Eurodeputeti gjerman, Martin Buschmann, ka ngritur alarmin në lidhje me mënyrën e trajtimit të qenve të rrugës në Shqipëri. “Në Shqipëri, qentë e rrugës po vriten masivisht nga qeveria”, shkruan ai, ndërsa shton se do të dorëzojë një kërkesë me shkrim në lidhje me kriteret e anëtarësimit të vendit tonë në BE.
Buschmann thotë se si vend kandidat, Shqipëria duhet të zbatojë rregulloret e BE-së për mbrojtjen e kafshëve. Në mënyrë të veçantë, Buschmann ndalet te Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj, për vendimin për t’i helmuar këto kafshë, në vend që t’i sterilizojë.
Veliaj: Puna për teatrin e ri fillon këtë verë
Pasi qeveria kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për zbatimin e projektit do të ftohen kompanitë e interesuara. Projekti mbetet i njëjti, ai i paraqitur që në krye të herës nga studio e arkitektit danez Bjarke Ingels. Në një intervistë për MCN TV përmes Skype, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se teatri i ri do të shndërrohet në një hapësirë moderne, njësoj siç është bërë më parë me projekte të tjera që kanë hasur në pengesa.
Edukata morale e Facebook-ut, bamirësi dhe kodoshi i Tiranës
Erion Veliaj ka bërë çmos qëkurse mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës që të mbajë larg vetes ndonjë bar të keq që akuzohet për korrupsion. Ose më saktë: që kapet gafil në akte të dyshimta.
Si një njeri që është vetëprojektuar për kryetar të PS-së, z. Veliaj, që operon në politikë me instinkt dhe pabesi, që janë mikroklima e logjikës së tij, ka menduar thjesht për t’u evidentuar si Ndryshe: Ata vjedhin, Unë Punoj. Ose Ne në Bashki punojmë.
Dy standarde qëndrimi publik nga Bashkia e Tiranës
Prokuroria është detyruar të nisë hetimet, apo vlerësimin ligjor për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, që sipas raportimeve mediatike ka fjetur në një hotel në Barcelonë me 908 euro nata, paguar nga kompania “Fusha”. Ligji ndalon dhurime të kësaj natyre dhe tashmë Mazniku do të duhet që të kalojë formalisht në hetim. Nuk është vetëm emri i kompanisë që përbën rast të dyshimtë, por edhe qëndrimi publik I Bashkisë së Tiranës.
Asnjë prononcim, asnjë qëndrim, asnjë koment për këtë që ndodhi.