bashkia e tiranes
Familjet, 1800 lekë në vit për taksën e arsimit. Do të mblidhet me faturat e ujit
Taksa e arsimit që Bashkia e Tiranës ka menduar të aplikojë për 7 vite do të jetë 5 milionë euro vetëm në vitin 2016. Atë do ta paguajnë të gjithë; subjekte tregëtare dhe familjet, persona fizikë dhe juridikë. “Nga 650 milionë lekë që planifikohen të mblidhen, 320 milionë lekë do i paguajnë familjarët dhe 330 milionë lekë subjektet tregtare. Në vitin 2017, planifikohen të mblidhen 690 milionë lekë dhe në 2018-n rreth 720 milionë lekë.
“Kam një vit pa dhënë leje ndërtimi. Do jem i pakursyer për lejet për mjedise sportive”
Bashkia e Tiranës do të mbështesë krijimin e ambiente sportive në institucione të arsimit publik dhe privat. Për të promovuar nismën e tij të re, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka zgjedhur një universitet privat, “Marin Barleti”. “Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ne jemi sot një nga qytetet më obeze në Europë. Në fakt, 20% e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç, janë zyrtarisht obezë. Tirana është qyteti i tretë në Europë kur vjen puna te shëndeti dhe obeziteti i fëmijëve. Kjo nuk është një lloj kupe që ne dëshirojmë”, tha Veliaj.