Dy standarde qëndrimi publik nga Bashkia e Tiranës
Prokuroria është detyruar të nisë hetimet, apo vlerësimin ligjor për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, që sipas raportimeve mediatike ka fjetur në një hotel në Barcelonë me 908 euro nata, paguar nga kompania “Fusha”. Ligji ndalon dhurime të kësaj natyre dhe tashmë Mazniku do të duhet që të kalojë formalisht në hetim. Nuk është vetëm emri i kompanisë që përbën rast të dyshimtë, por edhe qëndrimi publik I Bashkisë së Tiranës.
Asnjë prononcim, asnjë qëndrim, asnjë koment për këtë që ndodhi.
Nëse do të mbajmë parasysh standardin e këtij instuitucioni, e kemi të qartë se çdo e pavërtetë në këtë akuzë do të ishte hedhur poshtë menjëherë, me fjalorin përkatës. Pra diçka ka në këtë mes. Sjellja e kryebashkiakut Veliaj është padyshim një tjetër aspekt. Pak ditë më parë, pas arrestimeve të përfaqësuesve të kompanive që menaxhojnë urbanët e Tiranës, Veliaj u tregua shumë i ashpër duke deklaruar në rrjetet sociale se nëse “provohen fajtorë të qërohen nga Tirana”.
Ndoshta intriga e kontratave kaq të mëdha fsheh shumë gjëra saqë e detyrojnë një zyrtar si Veliaj të shprehet kësisoj. Por pse vallë korrupsioni mjeran i Maznikut mbulohet me heshtje? Nëse provohet se z. Mazniku ka përfituar në shkelje të ligjit, çfarë do të bëjë z. Veliaj? Do të flasë, apo do të intensifikojë propagandën për përurim kopshtesh dhe mbjellje pemësh?
Standardin e sjelljes dhe komunikimit nuk ta imponon kush. Atë e përcakton vetë titullari. Zoti Veliaj ka bërë të qartë se ajo që i leverdis atij mbrohet deri në fund, kurse ajo që e cenon hidhet poshtë. Mirëpo zotëria ndoshta harron se nuk është në pronë të vet, por në shërbim të publikut siç ka qejf të përsërisë vazhdimisht. Ndaj ose korrupsioni goditet, ose përndryshe dyshimet bien mbi vetë titullarin dhe dobësitë e tij.
Comments
Ky ushtari i fshehte i
Ky ushtari i fshehte i Erdoganit duhet te na sqaroje dhe argumentoje edhe ngritjen e pllakes perkujtimore te liqeni, pllake kjo e vendosur per nder te 251 turqeve te rene ne problemet e brendshme te Turqise me 2016!
Add new comment