Bashkia e Tiranës: Dyfish të ardhura, vetëm 24% investime

Postuar në 30 Tetor, 2024 18:36

Paratë e taksapaguesve të kryeqytetit nuk kanë shkuar për shërbime. Sipas raportit 9-mujor të Bashkisë së Tiranës, detaje të të cilit u bënë të ditura në MCN nga kreu i këshilltarëve demokratë, Ilir Alimehmeti, për 9 muajt e 2024-s për investime janë shpenzuar vetëm 24% e të ardhurave.

Sipas shifrave të Bashkisë, të ardhurat në arkën e saj janë rritur ndjeshëm në krahasim parashikimin. P.sh., arkëtimet nga gjobat janë rritur me 211%.

Në krahasim me vitin e kaluar, përmes UKT-së, kategoria familjarë, ka sjellë 244% më shumë të ardhura.

Po ashtu, rritje ka shënuar Tirana Parking me 5%.

Nga taksa e infrastrukturës është mbledhur më shumë se dyfishi i të ardhurave në krahasim me vitin 2023, praktikisht 221% më shumë.

Kur vjen puna te shpenzimet, vetë e kanë bërë planin, dhe kur vjen puna na thonë që vetëm 24% janë zhvilluar shpenzimet për investime. Sa ishim në 2021 ishin 39% të shpenzimeve që ishin parashikuar, në 2022 ishin 34%, u realizuan vetëm 34%. Sa ishte 2023 u realizuan 50%.

 

Sipas vetë shifrave të Bashkisë, nga xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit kanë dalë në total rreth 160% më shumë para, por ata kanë marrë mbrapsht në formën e shërbimeve vetëm 24% të kësaj shume.

Bashkisë nuk i dalin llogaritë as me planet e veta. Ndërkohë që mbeten edhe 3 muaj për të mbyllur vitin, Bashkia referon se ka realizuar vetëm 40% të planit.  

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.