trualli
Po QSUT-së pse nuk i ka dalë pronari?
Sot në mëngjes në media qarkulloi një deklaratë e ministres së Kulturës, Elva Margariti e cila në rolin e ngushëlluesit zyrtar shprehej se Cirkut të Tiranës i doli pronari. Në krah të artistëve, ministrja ka siguruar se qeveria do të bëjë gjithçka për të krijuar hapësirën e duhur për Cirkun. Mesazhi është i thjeshtë: cirku ikën nga ishte, e degdiset gjetkë.
Veliaj: Puna për teatrin e ri fillon këtë verë
Pasi qeveria kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për zbatimin e projektit do të ftohen kompanitë e interesuara. Projekti mbetet i njëjti, ai i paraqitur që në krye të herës nga studio e arkitektit danez Bjarke Ingels. Në një intervistë për MCN TV përmes Skype, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se teatri i ri do të shndërrohet në një hapësirë moderne, njësoj siç është bërë më parë me projekte të tjera që kanë hasur në pengesa.
Mësoni si negociohet me Edi Ramën
Në dhjetor të vitit 2018, në revistën “Monitor” u publikua një intervistë e Luca Nam, përfaqësues i Yura Corporation, kompania koreanojugore që merret me prodhimin e pjesëve të automobilëve. Nam ankohej se në Shqipëri është shumë e vështirë të bësh biznes. Ai sillte përvojën e vet me administratën shqiptare që ishte e tillë saqë po vinte në diskutim edhe vendimin për të investuar.
Sekuestrohen nga Prokuroria 220 ha truall në Karaburun. Fakti: Hetimi nisi Kryesisht
220 ha truall në Karaburun janë vendosur në sekuestro nga Prokuroria e Vlorës e cila po heton për falsifikim dokumentesh. Interesant është fakti se organi i akuzës ka nisur hetimin kryesisht dhe mandej ka patur edhe dy kallëzime nga dy shtetas që pretendojnë pronësinë në këtë hapësirë. “Në bazë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit të Njësisë Task-Forcë së Prokurorisë së Vlorës, ka rezultuar se prona me sipërfaqe 220 hektarë në Shën Vasil, Karaburun, fillimisht është regjistruar në emrin e shtetasi Rajmond Mezi.