Sekuestrohen nga Prokuroria 220 ha truall në Karaburun. Fakti: Hetimi nisi Kryesisht

Postuar në 31 Maj, 2016 15:39

220 ha truall në Karaburun janë vendosur në sekuestro nga Prokuroria e Vlorës e cila po heton për falsifikim dokumentesh. Interesant është fakti se organi i akuzës ka nisur hetimin kryesisht dhe mandej ka patur edhe dy kallëzime nga dy shtetas që pretendojnë pronësinë në këtë hapësirë. “Në bazë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit të Njësisë Task-Forcë së Prokurorisë së Vlorës, ka rezultuar se prona me sipërfaqe 220 hektarë në Shën Vasil, Karaburun,  fillimisht është regjistruar në emrin e shtetasi Rajmond Mezi. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dokumentacioni që ka shërbyer për njohjen, kthimin dhe më pas regjistrimin e kësaj prone, është i fallsifikuar. Konkretisht, rezulton se është fallsifikuar dokumenti datë 13/05/1943, në bazë të të cilës figuron si pronar shtetasi Jakup Mezi. Ky dokument i fallsifikuar është paraqitur me pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjatë shqyrtimit gjyqësor për njohjen e pronësisë trashëgimtarit Rajmond Nezi.  Po kështu, nga hetimet rezulton e provuar se vendimi nr. 100, datë 19/04/1994 ish-KKKP-së Bashkia e Qytetit Vlorë, i paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është i falsifikuar. Gjithashtu nga hetimet rezulton se edhe vendimi gjyqësor civil nr. 1360, datë 29/12/2000 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, përmes të cilit është kthyer fizikisht sipërfaqja e pronës prej 220 ha, është i falsifikuar”, raporton Top-Channel(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=327932#k2).

Prona është ndarë dhe tjetërsuar bashkë me proicedurat e regjistrimit, por prokuroria pretendon se në gjenezë të këtij operacioni qëndron një falsifikim. Trualli ka qenë regjistruar si kullotë dhe arrin vlerën e 100 milionë eurove dhe në ndarjen e saj kanë përfituar edhe persona të tjerë. Ky nuk është rasti i parë. Pak muaj më parë në zonën e Kalasë në Vlorë u vu në sekuestro një tjetër truall që ishte regjistruar si tokë bujqësore, njësoj si në zonën e Himarës një rast tjetër. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.