Qeveria

“Po rrisim pagat, po nuk ka lidhje me fushatën”

Postuar në 07 Prill, 2023 12:23

Në mbledhjen e sotme, qeveria vendosi sot rritjen e pagave për një kategori punonjësish. Kabineti i Ramës ka rënë dakord për projektligjin për rritjen e pagave, falë të cilit paga mesatare do të shkojë nga 563 euro, në 900 euro.

Në kategoritë që përfitojnë rritje të pagës bien në sy mësuesit, të cilët kanë paga edhe më të ulëta se homologët në Malin e Zi dhe Kosovë.

Rritje pagash do të ketë edhe për infermierët, një kategori profesionistësh që prej disa vitesh janë orientuar drejt tregut të punës në Gjermani dhe vendet e tjera të Europës.

Kësaj Shqipërie i mjaftojnë 1.5 milionë shqiptarë

Postuar në 05 Prill, 2023 21:46

 

Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit të hotelerisë, kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha: 

Ne nuk do t’i japim asnjë shërbim kompanive që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit. Ne nuk do të pranojmë që të futen në tenderë të shtetit, me paratë e shtetit, kompani ndërtimi që deklarojnë se i paguajnë punëtorët me pagë minimale. Gënjejnë, sepse nuk ka punëtor ndërtimi që hipën në skelë dhe merr pagë minimale. Ato që i paguajnë në të zezë duhet të deklarohen, sepse u marrin të ardhmen

E shpëtuam Vjosën! Nga Kush vallë, nga Vetja?

Postuar në 28 Mars, 2023 17:57

Lexoni se çfarë thotë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro sot:

Me pamjet magjepsëse të Vjosës në ditën e shpalljes Park Kombëtar, ORF – Österreichischer Rundfunk – media më e madhe në Austri i kushtoi së fundi këtë kronikë të gjatë gjithë përpjekjes sonë për ta ruajtur të paprekur dhe të bukur siç është, por edhe për ta promovuar ndërkombëtarisht modelin unik në Europë të një Parku Kombëtar të një Lumi të Egër

Ndryshim i beftë i qeverisë në Moldavi

Postuar në 10 Shkurt, 2023 17:52

Presidentja moldave Maia Sandu ka caktuar Dorin Recean, një akademik dhe politikan, ish-ministër i Brendshëm, në detyrën e kryeministrit të ri të vendit.

Vendimi erdhi pas dorëheqjes së kryeministres Natalia Gavrilita që deklaroi se kirzat e shumëfishta të provokuara nga agresioni rus në Ukrainë kishin sjellë një dështim. Qeveria moldave është përballur me krizë energjetike, inflacion dhe paaftësi për të penguar dhunimin e hapësirës së saj ajrore.

Nuk i blejnë dot, po pse nuk ka asnjë blerës të kallëzuar?

Postuar në 29 Shtator, 2022 18:41

Në videomonologun e shpërndarë sot, kryeministri Edi Rama, tregoi në vetë të parë sesi ai si drejtues ekzekutivi po merr 4 mijë e ca metra ndërtim pa leje për t’ia vënë në shërbim publikut. Pasi akuzoi gjithkënd se nuk kishte parë atë ndërtim, z. Rama ndër të tjera tha në mënyrë afirmative se: 
Mua dhe qeverinë nuk na blejnë dot

Mikpritje shqiptare, apo përulje ndaj më të fuqishmit?

Postuar në 24 Shtator, 2022 23:05

 

Gjukanoviç rrëzon Abazoviçin në Mal të Zi

Postuar në 20 Gusht, 2022 11:19

Qeveria e Dritan Abazoviç në Mal të Zi është rrëzuar. Mocioni i mosbesimit është miratuar duke hapur rrugën për zgjedhje.

Ne kemi nevojë për zgjedhje dhe një qeveri stabël

është shprehur nismëtari i mocionit, Danijel Zivkoviç.

Aksioner(shteti) te porti i Durrësit për paratë e shtetit, jo të xhepit?

Postuar në 11 Gusht, 2022 22:22

Në një ceremoni të nënshkrimit të memorandumit për portin e ri të Durrësit u dha një shfaqje e rrallë e tufës së seleksionuar filobuxhetore të të ashtuquajturës qeveri shqiptare. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku i premtoi Mirelës së Turizmit(me këtë gjuhë) sesa shumë zhvillim do të sjellë kjo vepër. Paralel me këtë miklim shoqesh ministresha kalonte në plane një Delina gati e lumtur.

Festë në shesh për negociatat, ose si të provojmë se majmuni vjen nga njeriu!

Postuar në 23 Korrik, 2022 16:01

Nga kënga për tunelin e Kardhiqit te festa për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pas protestave, qeveria merr përsipër monitorimin e çmimit të naftës

Postuar në 11 Mars, 2022 10:44

Kryeministri Edi Rama thirri sot në takim furnizuesit e naftës në vend, pas rritjes së çmimeve, që gjeneruan protesta në qytetet kryesore të vendit. Rama i vuri ata në dijeni  për një akt të ri normativ, me anë të të cilit legjitimohet ngritja e një bordi që i jep qeverisë mundësinë të hyjë në administrimin e furnizimit. Çmimet e pamiratuara nga bordi në fjalë, sipas kryeministrit, do t’u kushtojnë licencën pikave të karburantit.

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria