6.2 mld euro dëm ekonomik nga prokurimet në 8 vjet të qeverisë "Rama"

Postuar në 19 Prill, 2021 19:35

Ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, aktualisht drejtues i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun Vlorë, thotë se dëmi ekonomik i qeverisë “Rama” në 8 vjet është 6.2 miliardë euro. Sipas Leskajt, ky dëm ka ardhur vetëm nga shpërdorimi i parasë publike përmes prokurimeve duke favorizuar njërën palë apo tjetrën dhe duke injoruar ofertat më të ulëta. Shifra është një vlerësim i Gjykatës së Audituesve që thotë se qeveria “Rama” gjeneron një dëm vjetor prej 250 milionë euro. Më poshtë prononcimi i z. Leskaj për MCN TV:

Comments

Submitted by Vlora (not verified) on

Eh mor Bujar kush te vuri ty kryetar KLSH-je? Duhet t'i falenderosh prokuroret me ne krye Llallen marjoneten tjeter te Metes qe nuk te hetuan ty bashke me sekseret e tu ne KLSH. E di sa kallezime ka patur per ty personalisht? Pa merak se te jane grumbulluar, ceshtjet nuk jane parashkruar e do t'i bejne tok, per ekonomi gjyqesore. A e di qe pjesa me e madhe e raporteve te auditimit te hartuar nga KLSH-ja jane hedhur poshte nga shume gjykata? Pasi keni shkruar per deme qe nuk ekzistojne dhe kjo ka ardhur ose nga paaftesia, ose nga grykesia qe iu kishte kapur, ku per cdo dem te pretenduar audituesit i kerkonit zyrtarit 30% te asaj vlere per te mos e shkruar ne raportin perfundimtar. Po per konkurset fiktive qe benit ne KLSH? Si ka mundesi qe i fitonin ose djali i ketij i atij ose ish-doganiere te shkarkuar me ceremoni, por qe te kishin ty "me simpati". Prit se dikush te kishte bere nje dosje edhe kohen kur ishe minister kulture, sec kishte firmosur per ca prona te ish-kinostudios. Me pas dikush tjeter te kishte bere nje dosje per pasurine e dyshimte qe ke krijuar, per pastrim parash me piktura, per mos deklarim ne dogane te atyre punimeve (pikturave), kur i sillje nga Italia, etj. Ka aq shume sa duhet roman per rastin tend...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.