Certifikatë nga ShBA dhe qytetarët: Qeveri kazani që vjedh si gjithë të tjerat
Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si vend ku vështirë të bëhet biznes. Ata përmendin si probleme të vazhdueshme në Shqipëri korrupsionin, në veçanti në sistemin gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimet publike, dhe respektim i dobët i kontratave. Rritja e përdorimit të kontratave me partneritet publik-privat në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë, ul mundësinë e konkurrencës, përfshirë këtu edhe nga investitorët e huaj
Ky është nje pasazh nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit. Mundet të mos i pëlqejë qeverisë së z. Rama por ja që ai është një dokument që e nxjerr atë një qeveri kazani.
I thjeshtuar raporti na thotë një të vërtetë që e dimë: Në Shqipëri qeverisin ca hajdutë. Nga ata që tanimë vjedhin në mea të ditës.
Të njëjtin mendim ka edhe një pjesë e qytetarëve të cilët përsërisin atë të vërtetë që nuk përgënjeshtrohet dot: të gjitha qeveritë janë të korruptuara.
Shikoni atëherë sa e pamoralashme është alibia thashethemnore e obortarrëve të Surrelit: Rama vjedh por nuk vret.
Kësaj logjike mund t’i japim shpjegimin e thjeshtë se përvoja na thotë se hajduti nuk ka plan të vrase asnjëherë, veç kur e kap në flagrancë. Nëse aludimi për vrasjen shkon për Berishën, atëherë edhe ai është i rremë: as Saliu nuk donte të vriste në Gërdec, fundja po bënte biznes. Madje me dikë që vazhdon punon mirë me qeverinë e sotme.
Add new comment