Qeveria shpërblen pensionistët me 5 mijë lekë për festat e fundvitit

Postuar në 15 Dhjetor, 2020 13:25

Ndryshe nga sa parashikohej, qeveria do të tregohet më bujare me pensionistët në këtë fundvit. Qeveria ka vendosur për pensionistët një shpërblim prej 5 mijë lekësh për Vitin e Ri.

Gjatë konferencës së përbashkët për situatën ekonomike në vend, me kryeministrin Edi Rama, ministren e Financave Anila Denaj, dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, krymeministri Rama, tha se fondi në dispozicion për shpërblimin e pensionistëve është 34 milionë dollarë.

Vitin e kaluar, shpërblimi për pensionistët u vendos në masën 3 mijë lekë të reja dhe parashikohej që e njëjta masë shpërblimi të vendosej edhe këtë vit. Por ndërsa afrohen zgjedhjet, shpërblimi për pensionistët këtë vit do të ketë rritje. Një të tillë, Rama e premtoi edhe për pagat e mjekëve, mësuesve dhe familjet në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike.

"Buxheti i vitit të ardhshëm garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë në nevojë. Familjet me ndihmë ekonomike do marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Mjekët, infermierët do kenë një rritje jashtëzakonisht të qenësishme të pagës së tyre. Po të kthehemi në kohë dhe të shohim se mjekët paguheshin me 340 mijë lekë të vjetra, e kupton se ku kemi ardhur. Transformimi i strukturës me standarde europiane do të vazhdojë”, tha ai.

Kryeministri premtoi edhe vaksinim falas, por jo me detyrim.   

Kemi një front jashtëzakonisht sfidues me luftën kundër armikut të padukshëm për të cilën duhet të financojmë masivisht për të garantuar vaksinimin e qytetarëve falas. Për çdo qytetar që do dëshirojë të vaksinohet, ajo do të jetë falas”, tha ai.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po thes me miell do te marrim?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.