parlamenti

Parlamenti turk, arenë grushtash dhe sharjesh (Video)

Postuar në 12 Janar, 2017 09:37

Në fushëbetejë me grushta  dhe sharje u kthye të mërkurën në mbrëmje  parlamenti turk gjatë  gjatë debatit për rishikimin kushtetues që synon që të zgjerojë kompetencat e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Përplasja fizike përfshiu anëtarët e AKP-së në pushtet dhe deputetët e partisë opozitare kryesore (CHP). Anëtarët e partisë së Erdoganit argumentojnë se ndryshimet kushtetuese promovojnë qeverisjen e fortë dhe se kjo është thelbësore në mënyrë që të shmangen situatat e destabilitetit të së kaluarës.

Buxheti 2017 kalon në parim. Opozita braktis votimin

Postuar në 02 Dhjetor, 2016 09:54

Projektligji për buxhetin e shtetit të vitit 2017 është miratuar sot në orët e para të mëngjesit me votat e shumicës qeverisëse. 16 orë diskutim në seancë plenare nuk sollën ndonjë pajtim mes palëve, të cilat përherë votojnë kundër buxhetit të njëra-tjetrës. Projektligji është miratuar në parim me 82 vota, ndërkohë që opozita, Partia Demokratike, ka braktisur seancën në momentin e votimit.

Jo shumë fisnike - Valentina Leskaj gjen një mënyrë për të rregulluar imazhin, një javë pasi Shqipëria pa sesi u bë rrezil nga kryeministri

Postuar në 24 Nëntor, 2016 15:28

Shumëkush e ka parë këtë video:

të shkëputur nga punimet e seancës plenare të javës së shkuar në Kuvendin e Shqipërisë. Aty është nënkryetarja e Kuvendit, socialistja Valentina Leskaj, e cila debaton, apo më mirë merr një breshër të bërtiturash nga kryeministri Edi Rama. Nga sa shihet Rama ankohet për administrimin e seancës ku Sali Berisha lejohet të flasë pa ndalim e të thotë thuajse gjithçka.

PD me skenar për të dalë nga parlamenti

Postuar në 26 Tetor, 2016 18:22

Ekziston mundësia që opozita të bojkotojë parlamentin dhe të nisë një seri protestash për të kërkuar largimin e kryeministrit. Këtë e konfirmoi për mediat kreu i Partisë Demokratyike, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Parlamenti katandiset si PS-ja. Deputetët e shumicës sabotojnë dy seanca dëgjimore

Postuar në 26 Tetor, 2016 18:02

Sot kanë dështuar dy seanca dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë. E para ishte seanca me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i famshmi i konçesioneve që po i marrin arkës së shtetit milionë euro.

Seanca e dytë ishte ajo me gazetaren Alida Tota, që dyshohet se është larguar nga puna për shkak të një emisioni investigativ që akuzonte Erjon Veliajn për aferat e tij që po mbijnë kudo.

Kufizim numrit të deputetëve biznesmenë

Postuar në 14 Tetor, 2016 11:22

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka dalë sot me një propozim të ri që prek raportet parlamentare. Ai ka propozuar kufizimin e numrit të deputetëve biznesmenë, që sipas tij ndikojnë dhe bëjnë presion mbi partitë.

Ditmir Bushati mbetet “pa punë”. Meta: “Parlamenti me një rol të ri në diplomaci. Për çështje si ajo “Çame”, duhet konsensus i përgjithshëm”

Postuar në 12 Tetor, 2016 22:40

Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh sot rreth marrëdhënieve greko – shqiptare të cilat janë instrumentalizuar për qëllime elektorale. Duke folur në një intervistë për “AbcNeës”, Meka ka deklaruar se raportet greko – shqiptare nuk mund të barazohen me çështjen çame, pasi ato janë shumë më komplekse dhe implikojnë interesa më të gjera sesa kaq. Ai e ka quajtur një plagë çështjen çame, por ka ecur më tej kur ka folur për “konsensus të përgjithshëm”, për një rol të ri të Parlamentit dhe për “promovimin e një axhende pozitive greko – shqiptare”.

Kalon në pralament ligji i shumëdebatuar për minierën e Trepçës, qeveria e Kosovës bëhet aksionere me 80%

Postuar në 08 Tetor, 2016 10:19

Parlamenti i Kosvës miratoi mbrëmë ligjin për kalimin e minierës së Trepçës në shoqëri aksionere.  Ligji përcakton qartë se resurset minerare janë pronë e Republikës së Kosovës. Aksionerë kryesorë do të jenë qeveria me 80% të aksioneve dhe punonjësit me  20%. Mbi këtë bazë përcaktohet e drejta edhe për ndarjen e dividendit ndërmjet aksionarëve, proporcionalisht me pjesëmarrjen e tyre në asete të Trepçës. Fjala është për asetet mbitokësore, jo në rezervat minerale.

Ndalimi i shamisë për gratë myslimane, në Zvicër nis mbledhja e firmave për referendum

Postuar në 27 Shtator, 2016 17:42

Dhoma e ulët e parlamentit zviceran miratoi me një votë diferencë ndalimin e shamisë për gratë myslimane. 88 deputetë, anëtarë të Dhomës së Ulët i thanë “po” kësaj nisme, 87 votuan kundër, ndërsa 10 abstenuan.

Por fati i këti ligji varet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit që mësohet se është në shumicë kundër kësaj mase, me argumentin se mbulimi i grave për arsye të besimit fetar është kufizuar ndjeshëm në zvicër. Deri më tani, ndalimi i burkës dhe hixhabit aplikohet vetëm në kantonin Ticino.

Pages

Subscribe to RSS - parlamenti