Parlamenti turk, arenë grushtash dhe sharjesh (Video)
Në fushëbetejë me grushta dhe sharje u kthye të mërkurën në mbrëmje parlamenti turk gjatë gjatë debatit për rishikimin kushtetues që synon që të zgjerojë kompetencat e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Përplasja fizike përfshiu anëtarët e AKP-së në pushtet dhe deputetët e partisë opozitare kryesore (CHP). Anëtarët e partisë së Erdoganit argumentojnë se ndryshimet kushtetuese promovojnë qeverisjen e fortë dhe se kjo është thelbësore në mënyrë që të shmangen situatat e destabilitetit të së kaluarës.
Në të kundërt, deputetët CHP dhe pro-kurde HDP kanë frikë se ndryshimet synojnë të forcojnë autoritarizmin. Ajo që shkaktoi tension ishte momenti i votimit. Deputetët e CHP reaguan kur panë deputetët AKP t’u shmangen procedurave që përcaktohen në raste të tilla.
Add new comment