PD me skenar për të dalë nga parlamenti

Postuar në 26 Tetor, 2016 18:22

Ekziston mundësia që opozita të bojkotojë parlamentin dhe të nisë një seri protestash për të kërkuar largimin e kryeministrit. Këtë e konfirmoi për mediat kreu i Partisë Demokratyike, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar.

“Po diskutojmë të gjithë skenarët e mundshëm. Por ndërkohë ne do të përdorim hapësirën institucionale opozitare për të goditur me të gjithë forcën e argumentit, për të demaskuar me të gjithë zërin opozitar që i jep zë hallit, brengës, denoncimit, refuzimit, përballjes së qindramijë qytetarëve. Së bashku me qytetarët do të vendosim se me cilën formë aksioni do të përballemi me këtë regjim narko-trafikantësh që e quan veten qeveria e Shqipërisë”-theksoi Basha.

Një dalje e Partisë Demokratike nga parlamenti do të rriste tensionin politik pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme, për të cilat opozita ka kërkuar se nuk mund të zhvillohen me Edi Ramën kryeministër. Mbetet e paqartë nëse një skenar i tillë ka edhe konsensusin e forcave përtej opozitës si LSI apo është thjesht një sforcim i opozitës për të prishur nervat e qeverisë deri në zgjedhje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.