skenar
Largimi i Ramës, skenar përtej opozitës?
Protesta e opozitës, e cila u bë lajm në mediat ndërkombëtare për skenat që u shënuan para kryeministrisë si dhe paralajmërimi i Bashës për djegie mandatesh e ka futur rendin politik në një situatë të paprecedentë për Shqipërinë në 28 vite pluralizëm.
Në një perspektivë afatshkurtër kryeministri Edi Rama është i detyruar ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por me gjasë do të presë qershorin kur dhe pritet të vijë përgjigjia e Brukselit për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian.
Misteri i një komploti për vrasjen e kryeministrit libanez
Rrjeti televiziv panarabik, Al-Arabiya al-Hadath duke cituar një burim anonim raportoi parandalimin e një komploti për vrasjen e kryeministrit libanez, Saad al-Hariri pak ditë më parë në Bejrut. "Ata që kishin planifikuar të vrisnin kryeministrin Hariri, çaktivizuan mekanizmat e shpërthimit kur kaloi autokolona e tij”-i tha rrjetiti Al- Arabiya i njëjti burim.
PD me skenar për të dalë nga parlamenti
Ekziston mundësia që opozita të bojkotojë parlamentin dhe të nisë një seri protestash për të kërkuar largimin e kryeministrit. Këtë e konfirmoi për mediat kreu i Partisë Demokratyike, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar.
Rikthehet në Gjykatën e Lartë çështja "Doshi"
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të dërgojë çështjen Doshi në Gjykatën eLartë, e cila duhet të shprehet edhe për ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin, në lidhje me akuzat e Tom Doshit se ndaj tij ka patur një skenar eleminimi të urdhëruar nga Ilir Meta.
Çështja me të pandehur Tom Doshin, Mark Frrokun e Durim Bamin, u dërgua fillimisht në Gjykatën e Lartë. Por, pas vendimit që Mark Frroku s’është më deputet, situata ndryshoi.