Kalon në pralament ligji i shumëdebatuar për minierën e Trepçës, qeveria e Kosovës bëhet aksionere me 80%
Parlamenti i Kosvës miratoi mbrëmë ligjin për kalimin e minierës së Trepçës në shoqëri aksionere. Ligji përcakton qartë se resurset minerare janë pronë e Republikës së Kosovës. Aksionerë kryesorë do të jenë qeveria me 80% të aksioneve dhe punonjësit me 20%. Mbi këtë bazë përcaktohet e drejta edhe për ndarjen e dividendit ndërmjet aksionarëve, proporcionalisht me pjesëmarrjen e tyre në asete të Trepçës. Fjala është për asetet mbitokësore, jo në rezervat minerale.
Ligji lë mundësi të hapura, që pas studimit të fizibilitetit, të themelohen njësitë tjera, siç janë metalurgjia e plumbit, e zinkut, industria kimike, por edhe njësi të tjera, për të cilat vlerësohet se ka llogari ekonomike si dhe hap mundësi optimale për tërheqjen e kapitalit privat, qoftë përmes partneritetit publik privat, investimeve direkte, investimeve të përbashkëta apo shitjes së aksioneve.
Projektligji siguron një kujdesje ligjore dhe sipas praktikave ndërkombëtare për mjedisin dhe siguron që 20% nga renta minerare të alokohet për komunitetin në lokacionet e komunave ku ndodhen njësitë biznesore, që destinohet për mbrojtje të mjedisit, infrastrukturë, sport, shëndetësi dhe arsim.
Add new comment