Ndalimi i shamisë për gratë myslimane, në Zvicër nis mbledhja e firmave për referendum
Dhoma e ulët e parlamentit zviceran miratoi me një votë diferencë ndalimin e shamisë për gratë myslimane. 88 deputetë, anëtarë të Dhomës së Ulët i thanë “po” kësaj nisme, 87 votuan kundër, ndërsa 10 abstenuan.
Por fati i këti ligji varet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit që mësohet se është në shumicë kundër kësaj mase, me argumentin se mbulimi i grave për arsye të besimit fetar është kufizuar ndjeshëm në zvicër. Deri më tani, ndalimi i burkës dhe hixhabit aplikohet vetëm në kantonin Ticino.
Shanset që ligji të mos miratohet janë të mëdha, por kjo nuk ka penguar një nizmë vullnetare për mbajtjen e një referendumi për ndalimin e shamive për gratë myslimane. Nismëtarët kanë kohë deri shtatorin e vitit që vjen për të mbledhur 100 000 firmat e nevojshme për referendumin. Nëse do të shkohet në referendum shanset që ai të miratohet janë 60% sipas sondazheve të kryera së fundmi.
Add new comment