ekonomi
Gjallërohet ekonomia europiane, në suficit pas dy vitesh deficit
Bilanci tregtar midis Bashkimit Evropian dhe pjesës tjetër të botës është rikthyer në suficit pas gjashtë tremujorësh radhazi deficiti.
Sipas një raporti të Eurostat, një suficit modest prej 1 miliard eurosh u regjistrua në tremujorin e dytë të këtij viti.
Nxitjen kryesore për rritjen e kanë përcaktuar kimikatet, makineritë, automjetet, ushqimet dhe pijet e eksportuara nga BE-ja, të cilat arritën të kompensojnë blerjet e produkteve energjetike, si gazi dhe nafta, çmimet e të cilave mbeten jashtëzakonisht të larta si rezultat i luftës në Ukrainë.
Borxhi si formë e re e kolonializmit
Sipas një raporti të ri, vendet më të pasura dhe huadhënësit privatë po i fusin vendet me borxhe të mëdha në varësinë e karburanteve fosile.
Presioni për të shlyer borxhet po i detyron vendet e varfra të vijojnë të investojnë në projektet e karburanteve fosile për të likujduar ato që janë zakonisht kredi nga vendet më të pasura dhe institucionet financiare, sipas analizave të fundit që kanë bërë aktivistët kundër borxhit Debt Justice dhe partnerët në vendet e prekura.
Digjitalizimi i kadastrës nuk po jep rezultate
Mbyllja e plotë e sporteleve fizike të Kadastrës nuk ka dhënë ende rezultatin që pritej sa i takon shkurtimit të kohës në marrjen e shërbimit për qytetarët. Këshilltari i Dhomës Kombëtare të Noterisë, Fatmir Laçej, thotë se që prej digjitalizimit të Kadastrës nga 5655 aplikime normale, përgjigje kanë vetëm 1300 prej tyre. Laçej thotë për MCN TV se sistemit i duhet dhënë kohë për të shfaqur rezultatet e pritura.
Falimenton China Evergrande, frikë se kriza kineze mund të eksportohet
China Evergrande, gjiganti kinez i pasurive të paluajtshme ka paraqitur kërkesën për faliment dhe ka kërkuar mbrojtje nga kreditorët në një gjykatë në Manhatan. Kompania e zhytur në borxhe i është drejtuar gjykatës në bazë të nenit 15 të ligjit amerikan për falimentin, i cili mbron kompanitë e huaja nga paditë e kreditorëve, të cilët kërkojnë t’u ngrijnë asetet në SHBA.
Kriza e vajit/ Mes luftës dhe ndryshimit të klimës
Tregu botëror i vajit vegjetal është në një moment transformimi, për një sërë arsyesh, të cilat kanë çuar në uljen e disa prodhimeve, rritjes së të tjerave dhe luhatjeve të çmimeve që prekin kryesisht Evropën.
Inteligjenca artificiale, bekim apo mallkim për ekonominë
Formula që e bëri Gjermaninë ekonominë më të madhe të Europës nuk funksionon më
Kompanitë më të mëdha gjermane po ikin nga atdheu. Gjiganti gjerman i fertilizuesve, BASF, është njëri prej tyre. Në treg prej më shumë se 150 vjetësh, një nga markat më të famshme "Made in Germany", BASF ka tashmë një kompleks modern në Kinë, në të cilin ka investuar plot 10 miliardë dollarë.
Një “botë” alternative pa dominimin e dollarit
Vendet e BRICS janë angazhuar muajt e fundit për të shmangur përdorimin e dollarit, monedhë që sipas tyre i ka vënë në disavantazh. BRICS është shkurtesë për Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën, të cilave në vitin 2010 iu bashkëngjit edhe Afrika e Jugut, të gjitha tregje në zhvillim që së bashku përbëjnë 1/3 e ekonomisë globale dhe 40% të popullsisë së botës.
“Do të habitesha nëse Britania shmang recesionin në dy vitet e ardhshme”
Brexit ishte “gabim historik ekonomik” që ka ndikuar në rritjen e inflacionit të lartë në Britani, thotë ish-shefi i Thesarit në SHBA, Larry Summers.
Ai shprehet se do të ishte "shumë i befasuar" nëse Britania shmang një recesion në dy vitet e ardhshme, pasi problemet ekonomike të saj janë “sinqerisht më akute se sa në shumicën e vendeve të tjera të mëdha”.
“Politika ekonomike e Mbretërisë së Bashkuar ka pasur të meta thelbësore për disa vite,” tha ai për programin "Today" të "BBC Radio 4".
Pse duhet të na shqetësojë rritja e borxhit dhe aseteve
Mbyllni sytë dhe përpiquni të imagjinoni 160 trilionë dollarë. Mund të duket e pamundur. Ato zero në 160 000 000 000 000 dollarë - të cilat pothuajse zënë një rresht më vete – mund t’ju bëjnë t’ju merren mendtë.