ekonomi
Punonjësit e Amazon themelojnë sindikatat e para
Punonjësit e Amazon në Nju Jork organizohen për herë të parë në sindikatë. Ky hap shënon një moment historik për punëtorët e gjigantit të tregtisë elektronike, një kompani që është kritikuar shpesh për abuzimin me të drejtat e punës.
Vendimi për t’u organizuar në sindikata u mor pavarësisht se kompania i ka dekurajuar punonjësit përmes fushatave dhe njoftimeve të herëpashershme.
Gjiganti i tregtisë elektronike, i cili ka me mijëra të punësuar në SHBA, ia ka dalë të pengojë organizime të tilla që prej themelimit të saj në vitet 1990.
Skenari i embargos së naftës ruse, kush humb dhe kush fiton
Europa merr nga Rusia ¼ e totalit të furnizimit me naftë dhe 40% të gazit. Megjithatë, Europa nuk është importuesja numër 1 nga Rusia. Përgjatë pesë viteve të fundit, Kina ka qenë blerësi më i madh i naftës ruse. Vetëm përgjatë vitit 2021, Kina ka importuar nga Rusia 70.1 milion ton naftë (30.6% e totalit të eksporteve ruse) për shumën prej 34.9 miliardë dollarë.
Importuesi i dytë më i madh është Holanda (37.4 milionë tonë me 17.3 miliardë dollarë). Holanda është qendër kryesore tregtare, nga ku lëndët e para nga Rusia rishpërndahen në vendet e konsumatorit fundor.
Braçe ngel në klasë ministren e Financave (VIDEO)
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, u gjet e papërgatitur në interpelancën e kësaj të premteje në Komisionin e Ekonomisë.
Ibrahimaj nuk kishte përgatitjen e nevojshme në lidhje me pyetjen e deputetit Erion Braçe, i cili donte të dinte parashikimet që ka ministria që ajo drejton për të ardhurat shtesë që do t’i shtohen buxhetit si pasojë e rritjes së çmimeve.
Ibrahimaj kërkoi katër ditë kohë për të bërë përllogaritjet.
(min 1:07:00)
Gjigantët amerikanë tërhiqen nga Rusia
Nëse shenja e parë e një shkrirjeje midis Lindjes dhe Perëndimit ishte hapja e një dyqani McDonald's në Budapest në gushtin e largët 1989, mbyllja e përkohshme e 850 dyqaneve që zinxhiri amerikan ka në Rusi, i njoftuar të martën, mund të jetë simboli kulturor dhe tregtar i botës që përplaset me Rusinë e Vladimir Putinit. Kompania i është dorëzuar presionit të opinionit publik dhe pas heshtjes së vazhdueshme për ngjarjet, ka vendosur të pezullojë përkohësisht aktivitetin e saj në vend.
"Bitcoin po kthehet në sëmundje ngjitëse"
Bitcoin po kthehet në një "sëmundje". Nasim Nicholas Taleb, profesor i inxhinierisë së riskut në NYU dhe autor i librit "The Black Swan", thotë se kriptomonedha po kthehet në një flluskë të brishtë spekulative që mund të shkojë drejt shpërthimit.
Duke qenë se Bitcoin pritet të arrijë nivelet më të ulëta historike, shanset janë që parashikimi i tij mund të realizohet.
Pandemia, fundi i privilegjit tatimor të miliarderëve
Thomas Piketty është një nga ekonomistët më të famshëm në botë. Librat e tij me peshë mbi pabarazinë dhe pasojat e saj të rrezikshme për kapitalizmin global janë vlerësuar gjerësisht nga yje të tjerë si Paul Krugman dhe Robert Solow. "Kapitali në shekullin XXI” është shitur në miliona kopje dhe mund të gjendet në raftet e librave të kujtdo që dëshiron të konsiderohet i aftë në debatin modern të ekonomisë politike.
Oxfam: "Dhuna ekonomike" u dyfishua gjatë pandemisë
Përgjatë dy viteve, virusi SARS-CoV-2 nuk ka kursyer shumicën e njerëzve të globit, e megjithatë në terma të ekonomisë, pabarazitë veçse janë thelluar. Sipas një raporti të Oxfam, gjatë këtyre dy viteve, 10 njerëzit më të pasur të botës e dyfishuan pasurinë e tyre, nga 700 miliardë dollarë në 1.5 trilion dollarë, me një normë mesatare prej 1.3 miliardë dollarë në ditë.
Konkluzionet e raportit u bënë publike përpara një mini-samiti virtual të liderëve të botës që organizohet nga Forumi Ekonomik Botëror.
Oxfam: "Dhuna ekonomike" u dyfishua gjatë pandemisë
Përgjatë dy viteve, virusi SARS-CoV-2 nuk ka kursyer shumicën e njerëzve të globit, e megjithatë në terma të ekonomisë, pabarazitë veçse janë thelluar. Sipas një raporti të Oxfam, gjatë këtyre dy viteve, 10 njerëzit më të pasur të botës e dyfishuan pasurinë e tyre, nga 700 miliardë dollarë në 1.5 trilion dollarë, me një normë mesatare prej 1.3 miliardë dollarë në ditë.
Konkluzionet e raportit u bënë publike përpara një mini-samiti virtual të liderëve të botës që organizohet nga Forumi Ekonomik Botëror.
Ekonomia e botës vlen 100 trilionë dollarë
Prodhimi ekonomik në botë do t’i kalojë 100 trilionë dollarë për herë të parë vitin e ardhshëm. Kjo do t’ia ngadalësojë Kinës shpejtësinë me të cilën po përpiqet t’i kalojë SHBA-të për t’i marrë fronin e ekonomisë më të madhe të botës.
Kompania britanike e konsulencës, Cebr, parashikon se Kina do të bëhet ekonomia më e madhe e botës në vitin 2030, dy vjet më vonë se sa ishte parashikuar në raportin e tabelës së Ligës Ekonomike Botërore të vitit të kaluar.
Hungarezët blejnë kompaninë One
Një tjetër operator në fushën e telekomunikacioneve do t’u shitet hungarezëve. Kompania hungareze, 4iG, është pranë finalizimit të marrëveshjes për blerjen e kompanisë ONE Telecommunications. Siç raporton Monitor, e cila u referohet burimeve të brendshme, dy vjet pasi u ble nga grupi OTE/Deutsche Telekom, gjendja operative dhe financiare e kompanisë është shumë e mirë.