ekonomi

Mali i Zi i shpëton borxhit kinez

Postuar në 21 Korrik, 2021 20:17

Mali i Zi ka arritur një marrëveshje me katër banka ndërkombëtare për të shmangur rrezikun që paraqiste për të një borxh 1 miliard dollarë ndaj Kinës. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve MINA, e cila i referohet një deklaratë të ministrit të Financave, Milojko Spajiç.

Marrëveshja që rifinancon borxhin parashikon edhe uljen e normës së interesit për shlyerjen, raporton Reuters.

Excelerate Energy shqyrton mundësinë e një gazsjellësi në Shqipëri

Postuar në 20 Korrik, 2021 23:49

Mundësia e një gazsjellësi në Shqipëri po shihet me interes nga një kompani amerikane me bazë në Teksas. Excelerate Energy me bazë në Teksas ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Shqipërinë. Kompania në fjalë do të bashkëpunojë me kompaninë Snam dhe Albgazin për ta eksploruar këtë mundësi.

BQE teston euron dixhitale

Postuar në 14 Korrik, 2021 21:40

Banka Qendrore Evropiane do të krijojë një version dixhital të monedhës euro dhe do të ndjekë zbatimin e saj për 24 muaj. Vendimi ishte i pritshëm që kur Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, njoftoi para pak ditësh se po punohet për euron dixhitale.

G20 i hap dritën jeshile taksës për gjigantët e teknologjisë

Postuar në 10 Korrik, 2021 23:08

Vendet e G20 kanë rënë më në fund dakordësinë për të taksuar kompanitë shumëkombëshe. Ministrat e Financave të G20 miratuan të shtunën një reformë tatimore, që synon t'u japë fund parajsave fiskale, duke hapur rrugën për një taksim të ri që duhet të jetë në fuqi deri në 2023. Propozimi për një normë globale të taksës së korporatave me 15% është miratuar tashmë nga më shumë se 130 vende.

Drejt ngritjes së një agjencie të re europiane kundër pastrimit të parave  

Postuar në 08 Korrik, 2021 19:04

Një agjenci e re që do të luftojë pastrimin e parave dhe do të monitorojë zbatimin e rregullave të reja të transparencës për transferimet e kriptoaseteve pritet të ngrihet nga Bashkimi Europian. Propozimi është bërë sot, raporton Reuters. Në këtë mënyrë, Blloku u përgjigjet thirrjeve për veprim më të ashpër në lluftën kundër pastrimit të parave.

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me PPP, qeveria miraton kontratën  

Postuar në 09 Qershor, 2021 18:20

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i hap rrugën koncesionit të aeroportit të Vlorës. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të zbatohet nga konsorciumi Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k.

BE: Pandemia do të na kushtojë 5.85 trilionë dollarë

Postuar në 11 Maj, 2021 15:30

Pandemia do t’i kushtojë Bashkimit Europian plot 5.85 trilionë dollarë. Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni, tha në një nga komisionet e Parlamentit Evropian se nëse bëhen krahasime me paketën lehtësuese të presidentit amerikan, Joe Biden, BE-ja është pothuajse në të njëjtin nivel.

"Masat e marra deri tani nga vendet anëtare dhe BE arrijnë deri më tani 4.8 trilionë euro", tha ai duke hedhur poshtë kritikat që autoritetet nuk po bënin sa duhet në krahasim me Uashingtonin.

Të mëdhenjtë që u pasuruan nga pandemia, rasti i Google

Postuar në 03 Maj, 2021 15:57

Ajo që është thënë shpesh përgjatë dy viteve të fundit është se gjigantët e teknologjisë dolën më të fituarit nga pandemia. Bloomberg sjell rastin e Google dhe fitimet që gjeneroi ajo nga situata e krijuar nga Covid-19.  

BE kundër Apple: Shkel konkurrencën në tregun e transmetimit të muzikës

Postuar në 30 Prill, 2021 20:28

Komisioni Evropian ka paraqitur ankesa të reja zyrtare kundër Apple për prishjen e konkurrencës në tregun e transmetimit të muzikës duke abuzuar me pozicionin e tij dominues për shkak të aplikacioneve të posaçme në App Store.

Ndërtimet në bazën e Shëngjinit, Lame: Plaçkitje!

Postuar në 22 Mars, 2021 19:36

Denoncimin e ish-kreut të forcës detare Artur Meçollari për ndërtimet e paligjshme që po kryhen në bazën ushtarake tëe Shëngjinit, kreu i Kadastrës, Artan Lame, e konsideroi një shqetësim të bazuar në prova për të cilat janë në dijeni edhe autoritetet shetërore.  I pyetur nga MCN për këtë çështje, Lame foli për një skemë grabitjeje të pronës shtetërore të nisur vite më parë.

Pages

Subscribe to RSS - ekonomi