Ndërtimet në bazën e Shëngjinit, Lame: Plaçkitje!

Postuar në 22 Mars, 2021 19:36

Denoncimin e ish-kreut të forcës detare Artur Meçollari për ndërtimet e paligjshme që po kryhen në bazën ushtarake tëe Shëngjinit, kreu i Kadastrës, Artan Lame, e konsideroi një shqetësim të bazuar në prova për të cilat janë në dijeni edhe autoritetet shetërore.  I pyetur nga MCN për këtë çështje, Lame foli për një skemë grabitjeje të pronës shtetërore të nisur vite më parë.

Për çështjen e bazës në Shëngjin kam informacion aq sa ke edhe ti. Është shembulli tipik i grabitjes së pronës shtetërore. Ka qenë e regjistruar baza në Kadastër? Jo! Kjo ka mundësuar që aty të veprohet me kthim prone. Aty ka një vendim të kthimit të pronës dhe vendime gjykate. Të çmendura sepse ato janë ngjitur me tunelet e bazës.

Kreu i Kadastrës pranoi se edhe regjistrimi i tokave në bregdet është një proces që ka hasur në vështirësi.

Lame komentoi edhe planin e Partisë Demokratike për kthimin fizik të tokës te ish-pronarët, duke shtuar se fenomeni i ndërtimeve pa leje do të vazhdojë gjatë.

Gënjeshtra më e madhe që mund t'u hidhet pronarëve. Nuk mund të bëhet më kthim fizik prone sepse Shqipëria është 28 mijë km katrorë dhe jo 280 mijë km katrorë.

 

Comments

Submitted by opinion (not verified) on

Me sa duket keta te Lezhes nuk i kane paguar haracin zotit Lam! Ky harron namin qe ka bere bashke me shoket e rilindjes. Se ku shkoi ai mbrojtesi i pasurise kulturore kete vetem zoti Lam e di. Ne Tirane e ne Vlore-Himare po behet kerdia nderkohe qe zotin Lam e shqeteson Lezha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.