Braçe ngel në klasë ministren e Financave (VIDEO)
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, u gjet e papërgatitur në interpelancën e kësaj të premteje në Komisionin e Ekonomisë.
Ibrahimaj nuk kishte përgatitjen e nevojshme në lidhje me pyetjen e deputetit Erion Braçe, i cili donte të dinte parashikimet që ka ministria që ajo drejton për të ardhurat shtesë që do t’i shtohen buxhetit si pasojë e rritjes së çmimeve.
Ibrahimaj kërkoi katër ditë kohë për të bërë përllogaritjet.
(min 1:07:00)
Comments
Ouuuu, e nga doli profesor ky
Ouuuu, e nga doli profesor ky? Besoj qe CV-ja e zonjes eshte shume me e pasur se e tija, pa dashur ta mbroj apo justifikoj, jam plotesisht i bindur qe do kete bere shume katranosje ne detyren e saj, por thjesht per te bere kontrastin midis ketij qe po na dilka si profesor nga titulli qe keni vene. Jo per gje, po ky hyne te kategoria e atyre qe pervec profesionit te deputetllekut dhe pozicioneve te ngjashme politike qe nuk demonstrojne asnje lloj pervoje profesionale apo teknike pervecse ngrohjes se karriges, dhe bejne dhe rolin e pordhacit qe gjasme sulmojne dhe te "vetet". Nuk i hane njeri keto.
Add new comment