Hungarezët blejnë kompaninë One

Postuar në 24 Dhjetor, 2021 12:38

Një tjetër operator në fushën e telekomunikacioneve do t’u shitet hungarezëve. Kompania hungareze, 4iG, është pranë finalizimit të marrëveshjes për blerjen e kompanisë ONE Telecommunications. Siç raporton Monitor, e cila u referohet burimeve të brendshme, dy vjet pasi u ble nga grupi OTE/Deutsche Telekom, gjendja operative dhe financiare e kompanisë është shumë e mirë.

Kompania ONE (ish-Telekom Albania) u ble në fillim të vitit 2019 nga konsorciumi Albania Telecom Invest (ATI) për shifrën e 50 milionë eurove.

Kjo është kompania e dytë e telekomunikacionit që hungarezët blejnë në Shqipëri. Në fillim të këtij muaji, 4iG njoftoi zyrtarisht marrëveshjen për blerjen e 80.27% të aksioneve të kompanisë Albtelecom, që zotëroheshin nga konsorciumi turk CETEL.

Në fund të tremujorit të tretë 2021, ONE kishte pothuajse 1.1 milionë përdorues aktivë ose rreth 41% të totalit. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.