Ekonomia e botës vlen 100 trilionë dollarë
Prodhimi ekonomik në botë do t’i kalojë 100 trilionë dollarë për herë të parë vitin e ardhshëm. Kjo do t’ia ngadalësojë Kinës shpejtësinë me të cilën po përpiqet t’i kalojë SHBA-të për t’i marrë fronin e ekonomisë më të madhe të botës.
Kompania britanike e konsulencës, Cebr, parashikon se Kina do të bëhet ekonomia më e madhe e botës në vitin 2030, dy vjet më vonë se sa ishte parashikuar në raportin e tabelës së Ligës Ekonomike Botërore të vitit të kaluar.
India pritet të kalojë Francën vitin e ardhshëm dhe më pas Britaninë në 2023 për të rimarrë vendin e saj si ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, thuhet në raport.
"Çështja e rëndësishme për vitet 2020 është se si ekonomitë botërore përballen me inflacionin, i cili tani ka arritur në 6.8% në SHBA", citon Reuters zv.presidentin e Cebr, Douglas McWilliams.
"Ne shpresojmë që një rregullim relativisht modest i sistemit do të vërë nën kontroll elementët jo kalimtarë. Nëse jo, atëherë bota do të duhet të përgatitet për një recesion në 2023 ose 2024."
Raporti evidenton faktin se Gjermania është në rrugën e duhur për të kapërcyer Japoninë për sa i përket prodhimit ekonomik në vitin 2033. Rusia mund të hyjë në 10-shen e ekonomive më të mira deri në vitin 2036 dhe Indonezia duket në rrugën e duhur për vendin e nëntë në 2034.
Add new comment