Punonjësit e Amazon themelojnë sindikatat e para
Punonjësit e Amazon në Nju Jork organizohen për herë të parë në sindikatë. Ky hap shënon një moment historik për punëtorët e gjigantit të tregtisë elektronike, një kompani që është kritikuar shpesh për abuzimin me të drejtat e punës.
Vendimi për t’u organizuar në sindikata u mor pavarësisht se kompania i ka dekurajuar punonjësit përmes fushatave dhe njoftimeve të herëpashershme.
Gjiganti i tregtisë elektronike, i cili ka me mijëra të punësuar në SHBA, ia ka dalë të pengojë organizime të tilla që prej themelimit të saj në vitet 1990.
Amazon ka argumentuar se formimi i një sindikate do të dëmtojë marrëdhëniet e drejtpërdrejta të kompanisë me punëtorët dhe do të përfaqësojë një kërcim drejt së panjohurës, pa asnjë garanci që punonjësit do të përfundojnë me paga më të mira ose siguri në punë.
Megjithatë, as tregu i përgjithshëm i punës në SHBA nuk ofron një panoramë më të mirë. Vitet e fundit, sindikatat dhe roli i tyre janë tkurrur në mënyrë të vazhdueshme.
Add new comment