Borxhi si formë e re e kolonializmit
Sipas një raporti të ri, vendet më të pasura dhe huadhënësit privatë po i fusin vendet me borxhe të mëdha në varësinë e karburanteve fosile.
Presioni për të shlyer borxhet po i detyron vendet e varfra të vijojnë të investojnë në projektet e karburanteve fosile për të likujduar ato që janë zakonisht kredi nga vendet më të pasura dhe institucionet financiare, sipas analizave të fundit që kanë bërë aktivistët kundër borxhit Debt Justice dhe partnerët në vendet e prekura.
Grupi po bën thirrje që kreditorët të anulojnë të gjitha borxhet për vendet që përballen me krizë - dhe veçanërisht ato që lidhen me projektet e karburanteve fosile.
"Nivelet e larta të borxhit janë një pengesë e madhe për nxjerrjen nga përdorimi të karburanteve fosile për shumë vende të jugut të globit," thotë Tess Woolfenden, oficere e lartë e politikave në Debt Justice.
Shumë vende kanë ngecur në shfrytëzimin e lëndëve djegëse fosile për të gjeneruar të ardhura për të shlyer borxhin, ndërsa, në të njëjtën kohë, projektet e karburanteve fosile shpesh nuk gjenerojnë të ardhurat e pritura dhe mund t'i lënë vendet në borxhe më të mëdha sesa kur filluan. Ky kurth toksik duhet të marrë fund.
Sipas raportit, borxhi që kanë vendet e jugut të globit është rritur me 150% që nga viti 2011 dhe 54 vende janë në krizë borxhit, çka i detyron të shpenzojnë pesë herë më shumë për shlyerjen e borxheve sesa për zgjidhjen e krizës klimatike.
Daniel Ribei, koordinator programi për fushatën mjedisore të Mozambikut Justiça Ambiental, thotë se barra e borxhit të vendit ishte dyfishuar nga huatë e marra pa lejen e parlamentit nga bankat me bazë në Londër në vitin 2013, bazuar në projeksionet e fitimeve nga zbulimet e fushave të gazit.
Mozambiku u zhyt në krizë borxhi kur çmimet e gazit ranë në 2014-2016, thotë Ribeiro, por zgjidhjet e ofruara nga huadhënësit ndërkombëtarë për të dalë nga kriza janë në kreditë që paguhen nga të ardhurat që vijnë në të ardhmen nga gazi.
“Borxhi i shkaktuar nga lëndët djegëse fosile po strukturohet për t’u paguar nga lëndët djegëse fosile, gjë që konsolidon rrethin vicioz të detyrimit për të ecur përpara dhe pasojave të rënda në rast se braktisin lëndët djegëse fosile”, thotë Ribeiro.
Surinami u përball me një gjendje të ngjashme kur u gjet në vështirësi për shlyerjen e borxhit në vitin 2020 dhe pranoi një marrëveshje që u jepte kreditorëve të drejtën për 30% të të ardhurve të vendit nga nafta deri në vitin 2050.
Sharda Ganga, drejtoresha e grupit të shoqërisë civile Surinameze Projekta, thotë se kishin shpresuar se marrëveshja do të mbetej brenda kuadrit të brenshëm për objektivave klimatike.
Ganga thotë: “Meqë borxhi ynë është bërë i paqëndrueshëm, ai dominon të gjitha vendimet e politikave dhe jetës në jetën e tyre në çdo mënyrë të mundshme. Të nxirren para sa më shpejt që të jetë e mundur për të shlyer kreditorët është bërë për këtë arsye prioriteti numër një. Kjo do të thotë se nuk ka më vend për durim dhe gjëra të tilla si qëndrueshmëria apo kauzat klimatike:.
Realiteti është se kjo është forma e re e kolonializmit – ne kemi shkëmbyer kolonizatorin me sundimin e kreditorëve tanë, të cilët në thelb tashmë zotërojnë atë që është e jona. Dallimi është se këtë herë ne e nënshkruam marrëveshjen vetë.
Leandro Gómez, aktivist për investimet dhe të drejtat në Fondacionin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore (Farn) në Argjentinë, thotë se vendit i është hequr sovraniteti për t'u larguar nga karburantet fosile dhe se duhej të subvenciononte kompanitë e karburanteve fosile, të inkurajonte projektet e nxjerrjes së lëndëve të djegshme dhe të anulonte projektet e energjisë së rinovueshme.
Raporti thotë se shumë vende të prekura nga ndryshimi i klimës kishin nevojë për më shumë grante për të paguar efektet e këtij ndryshimi, pasi shumë prej tyre detyrohen të hyjnë më tej në borxhe për të paguar riparimet pas cikloneve dhe përmbytjeve.
Pjesa më e madhe e ndihmës financiare prej 10 miliardë dollarësh (7 miliardë £) e ofruar për Pakistanin pas përmbytjeve të vitit të kaluar ishte në formën e kredive, ndërsa pjesa e borxhit të Dominikës në produktin e saj të brendshëm bruto (PBB) u rrit nga 68% në 78% pas uraganit Maria, në vitin 2017.
Mae Buenaventura, nga Lëvizja Popullore Aziatike për Borxhin dhe Zhvillimin, thotë: “Klima dhe krizat e borxhit dolën nga i njëjti sistem që bazohet në marrjen e pamëshirshme të burimeve njerëzore, ekonomike dhe mjedisore nga veriu global për të ushqyer nevojën për fitim dhe babëzinë”.
Ajo thotë se anulimi i borxhit ishte më e pakta që mund të bëjnë vendet e pasura dhe huadhënësit.
/ The Guardian /
Add new comment