Digjitalizimi i kadastrës nuk po jep rezultate
Mbyllja e plotë e sporteleve fizike të Kadastrës nuk ka dhënë ende rezultatin që pritej sa i takon shkurtimit të kohës në marrjen e shërbimit për qytetarët. Këshilltari i Dhomës Kombëtare të Noterisë, Fatmir Laçej, thotë se që prej digjitalizimit të Kadastrës nga 5655 aplikime normale, përgjigje kanë vetëm 1300 prej tyre. Laçej thotë për MCN TV se sistemit i duhet dhënë kohë për të shfaqur rezultatet e pritura.
Nuk mundet që një kërkesë e mëparshme të procedohet pas një kërkese të mëvonshme. Është vetë sistemi që e procedon dhe kjo është ana pozitive. Në përgjigje ka shpesh përgjigje joserioze. P.sh. kërkojnë që në një vendim gjykate që kërkon detyrimin e zyrës së kadastrës të regjistrojë një pronë, mund të kërkohet një pjesë e dosjes. Kemi akte verifikimi, që e verifikojnë përgjigjen që duhet të japë hipoteka.
Shkak për situatën sipas Laçejt janë punonjësit e pakualifikuar të Kadastrës, të cilët dërgojnë te qytetarët dokumente me përmbajtje të autmatizuar e që shtyjnë më tej afatet për plotësimin e kërkesave.
Sa i përket punonjësve që punojnë në zyrat kadastrale duhet të ketë një përzgjedhje shumë më të mirë dhe ata duhet të jenë më të përgjegjshëm. Në mjaft raste ka kthime përgjigje standarde që shtyjnë edhe më vonë rezultatin e një aplikimi. Në një pjesë të mirë përgjigjet janë jokorrekte.
Pas problemeve që sistemi pati me shërbimet FAST, ku klienti paguan dyfish vlerën për të marrë përgjigjen brenda 24 orëve pas konfirmimit të pagesës, numri i aplikimeve pa përgjigje raportohet të jetë 231.
Add new comment