bota
Kompromisi Gjermani-Hungari-Poloni zhbllokon buxhetin e BE-së
Polonia dhe Hungaria kanë rënë në kompromis me Gjermaninë për të zhbllokuar buxhetin e Bashkimit Evropian prej 2.2 trilion dollarësh dhe planin e rimëkëmbjes nga pandemia, tha një zyrtar i lartë i qeverisë në Varshavë.
Vaksinohet kundër Covid-19 personi i parë
Britania e Madhe bëhet vendi i parë perëndimor që nis vaksinimin, një kthesë kjo që pritet t’i japë tjetër drejtim luftës kundër Covid-19. Personi i parë që iu injektua vaksina është 90-vjeçarja Margaret Keenan.
Shembet teleskopi që gjurmoi për dekada me radhë jetën jashtëtokësore
Radio teleskopi gjigant në Observatorin Arecibo në Porto Riko është shembur, duke u dhënë fund disa dekadave zbulime jashtëtokësore. Teleskopi ishte dëmtuar më parë dhe pritej të mbyllej.
Platforma 820 tonëshe e teleskopit u çlirua nga kabllot e saj të çelikut dhe u përplas në bazamentin me sipërfaqe 305m2 nën të, të hënën në mbrëmje, bëri të ditur Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF).
Kompania e lidhur me Zuckerberg përdor mostrat e gjakut të grave daneze pa lejen e tyre
Mostrat e gjakut të grave daneze pjesëmarrëse në një projekt kërkimor publik kanë përfunduar në duart e një organizate të themeluar nga CEO i Facebook, Mark Zuckerberg. Denoncimi është bërë nga mediat daneze.
Kur Moravia rrëfente Amerikën e ditëve të sotme
Është e habitshme se sa lëndë mbi të cilën duhet reflektuar edhe sot, në ditët e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, del nga leximi i reportazheve të Alberto Moravia-s në Shtetet e Bashkuara. Nuk mbarojnë kurrë analogjitë në këto shkrime, të botuara midis 1936 dhe 1969, që tani janë mbledhur nga Alessandra Grandelis në “Amerikën e ekstremeve”. Për shembull, a do të jetë akoma e vërtetë ajo që Moravia shkroi në 1937: "Aspekti më i rëndësishëm i Amerikës është e ardhmja e saj"?
Sulm terrorist në Vjenë. Të paktën 2 të vdekur
Një ngjarje që ka karakteristikat e një sulmi terrorist ndodhi në Vjenë. Një sulm i armatosur pranë një sinagoge ka lënë pas shtatë të vdekur, mes të cilëve një punonjës i policisë. Sipas raportimeve të para në zonë është dëgjuar një shpërthim dhe disa të shtëna.
Shembulli i Sllovakisë/Për një ditë teston gjysmën e popullsisë për Covid-19
Pothuajse gjysma e të gjithë popullsisë së Sllovakisë u testua për Covid-19 të shtunën, në ditën e parë të një testimi masiv me të cilin qeveria shpreson se do të ndikojë në uljen e kurbës pa pasur nevojë për mbyllje. Skema, e para për një vend me madhësinë e Sllovakisë, po shihet si model nga vendet e tjera që kërkojnë mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemeve shëndetësore.
Macron: Nuk kam asnjë problem me islamin
Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se e kupton tronditjen e myslimanëve për karikaturat e profetit Muhamed, por nuk mund të pranojë kurrë që ato të përdoren për të justifikuar dhunën. Në një intervistë për “Al Jazeera”-n të shtunën, ai u përpoq të sqaronte pozicionin e tij mbi islamin dhe të qetësonte tensionet që u ndezën pas vrasjes së një mësuesi, i cili u tregoi karikaturat e Muhamedit nxënësve të tij.
Tërmet 7 ballë në Turqi (VIDEO)
Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë pak minuta më parë. Sipas mediave turke, lëkundjet janë ndier në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Siç raporton CNN turk, epiqendra e tërmetit ka qenë deti Egje. Ndërsa sipas USGS, Instituti Amerikan i Gjeofizikës, magnituda e tërmetit është 7 ballë. Lëkundjet janë ndier edhe në Greqi. Mediat greke raportojnë se lëkundjet janë ndier edhe në Athinë, 300 km nga epiqendra.
Në Itali hidhet një ide e re për karantinën pa efekte në ekonomi
Italia po përballet me një valë të dytë agresive të koronavirusit. Ndërsa qeveria ka vendosur disa masa që janë cilësuar si “karantinë e butë”, autoritetet janë në dilemë për strategjinë që duhet ndjekur për të mos çuar në kolaps sistemin shëndetësor duke mbajtur njëkohësisht hapur bizneset dhe aktivitetet e tjera. Një ide e re është hedhur nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare, i cili propozon karantinë të plotë për të moshuarit. Sipas ISSP, izolimi i mbi 80-vjeçarëve do të zvogëlonte vdekshmërinë direkte të virusit me 50%.