Sulm terrorist në Vjenë. Të paktën 2 të vdekur
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/11/vjena_2020_11_02_22.jpg?itok=j4eSqNR2)
Një ngjarje që ka karakteristikat e një sulmi terrorist ndodhi në Vjenë. Një sulm i armatosur pranë një sinagoge ka lënë pas shtatë të vdekur, mes të cilëve një punonjës i policisë. Sipas raportimeve të para në zonë është dëgjuar një shpërthim dhe disa të shtëna.
Mësohet se të shtënat janë kryer me armë zjarri "me tytë të gjatë", siç raportohet nga Ministria e Brendshme. Një person është arrestuar, një tjetër është vrarë dhe një i tretë mendohet të jetë arratisur. Policia vjeneze nuk e përjashton mundësinë e një sulmi terrorist. Sipas ministrit të brendshëm austriak Karl Nehammer, sulmi ka disa autorë.
Një operacion i forcave speciale po kryhet ndërkohë në qytetarëve të zonës u është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë. Agjentët kanë rrethuar zonën, ndërsa kontrolle po kryhen edhe nga ajri.
***
Të dhënat e fundit nga mediat flasin se të vrarët janë 2 dhe të plagosurit janë 15, nga të cilë 7 në gjendje të rëndë. Kancelari austriak Sebastian Kurz e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe ka njoftuar se një prej organizatorëv është ende në ndjekje. Sulmi ndodhi pranë sinagogës në Seitenstettengasse, por nuk ë e qartë nëse sinagoga ishte objekti i sulmit.
Përditësuar
Add new comment