sulmi
Izraeli sulmon Iranin, një hap më pranë luftës rajonale
Izraeli ka nisur një seri sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake brenda Iranit.
Sulmet ajrore, të njoftuara nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, erdhën si përgjigje ndaj një sulmi iranian të 1 tetorit mbi Izraelin me rreth 200 raketa balistike që goditën bazat ushtarake dhe infrastrukturën civile.
IDF tha në një deklaratë se sulmet e saj janë "në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme prej muajsh të regjimit në Iran kundër shtetit të Izraelit".
Kreu i OKB dënon zgjerimin e konfliktit, jo sulmin e Iranit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, denoncoi përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, veçanërisht midis Iranit dhe Izraelit.
"Unë dënoj zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi," shkroi Guterres në X.
Duke kërkuar që përshkallëzimi "duhet të ndalet", Guterres tha: "Ne kemi absolutisht nevojë për një armëpushim".
Trupat izraelite hyjnë në Liban, shënjestra e vërtetë mbetet Irani
Izraeli ka nisur në Liban atë që e quajti ofensivë tokësore e kufizuar. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan nisjen e "sulmeve tokësore të lokalizuara dhe të shënjestruara bazuar në inteligjencën e saktë kundër objektivave dhe infrastrukturës terroriste të Hezbollahut" në fshatrat afër kufirit Izrael-Liban.
Lavrov: Ka ca pyetje të cilave Gjermania nuk u ka dhënë përgjigje
Sulmi ndaj gazsjellësit Nord Stream ka sipas Rusisë më shumë sesa dorën e Ukrainës. Ndërsa Gjermania ka shpallur në kërkim një ukrainas si autorin e dyshuar të shpërthimit nënujor të tubacionit, Kremlini mendon se kaq nuk mjafton. Në një koment për të përditshmen Izvestia, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, flet për një komplot shumë më të madh.
Sulmi në Nord Stream 2, Gjermania lëshon mandat arresti për një ukrainas
Një shtetas ukrainas është shpallur në kërkim nga Gjermania për shpërthimin e tubacioneve nënujore të Nord Stream në vitin 2022. Mediat gjermane bëjnë të ditur se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm federal të Gjermanisë ka shpallur në kërkim një burrë të identifikuar si Volodymyr Z.
Rusia: IAEA të adresojë sulmin mbi centralin bërthamor në Zhaporizhia
Rusia i kërkon Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të adresojë çështjen e sulmit mbi centralin bërthamor në Zhaporizhias. Në një deklaratë, drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Shtetërore të Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom, Alexey Likhachev, e cilësoi sulm terrorist goditjen e centralit nga forcat ukrainase dhe i kërkoi IAEA-s të shkojë përtej deklaratës së thjeshtë me të cilën e dënoi ngjarjen.
"Më vjen keq që nuk e penguam dot"
“Më vjen thellësisht keq që ndodhi diçka e tillë. Gjithmonë duhet parë pas për të pyetur veten nëse ne mund të kishim bërë diçka që do ta kishim penguar."
Në një intervistë për revistën “Time”, kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu kërkoi për herë të parë falje që e ka lënë Izraelin të pambrojtur ndaj një sulmi të asaj përmasash nga Hamasi.
"Ismail Haniyeh e vramë ne"
Izraeli e ka informuar SHBA-në për përgjegjësinë e sulmit që vrau liderin politik të Hamasit. Pavarësisht se pas ekzekutimit të Ismail Haniyeh në Teheran, Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për sulmin, Irani ka thënë se do të hakmerret.
Por sipas Washington Post, qeveria në Tel Aviv e ka vënë në dijeni SHBA-në menjëherë pas vdekjes së Haniyeh.
Autori i sulmit ndaj Trump, votues republikan
Thomas Matthew Crooks, autori i atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte nga Bethel Park, Pensilvani.
20-vjeçari qëlloi në drejtim të foltores ku ndodhej Trump me Ar 15, një pushkë sulmi gjysmë automatike, përpara se të qëllohej vetë për vdekje nga snajperët e Shërbimit Sekret.
Matematika e luftës: kushton më shumë mbrojtja se sulmi
Qeveritë e G7 do të marrin borxhe të reja për të ndihmuar Ukrainën. Por ndërkohë, ato presin që kjo t'u kthehet atyre (pjesërisht) në formën e porosive që kompanitë në vendet e tyre marrin për të prodhuar pajisje mbrojtëse që do të dërgohen në Kiev.
Në fakt, kushton më shumë të mbrohesh sesa të sulmosh, prandaj është e nevojshme të kërkohen të gjitha burimet në favor të atyre që janë të kërcënuar.