Autori i sulmit ndaj Trump, votues republikan

Postuar në 14 Korrik, 2024 18:16

 Thomas Matthew Crooks, autori i atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte nga Bethel Park, Pensilvani.

20-vjeçari qëlloi në drejtim të foltores ku ndodhej Trump me Ar 15, një pushkë sulmi gjysmë automatike, përpara se të qëllohej vetë për vdekje nga snajperët e Shërbimit Sekret.

FBI e identifikoi menjëherë pas sulmit dhe hapi hetimet. Sipas Washington Post, djali ishte një votues republikan, i regjistruar në regjistrin e partisë në Pensilvani.

The Guardian shkruan se në vitin 2021, në moshën 17-vjeçare, Croocks rezulton se ka bërë një donacion prej 15 dollarësh për demokratët.

Ndërsa Trump u mjekua në spital dhe u largua prej andej, për t’u zhvendosur në New Jersey, ku kaloi natën, hetimet për dinamikën e sulmit vazhdojnë dhe ka nga ata që hedhin hipotezën se Croocks nuk ka qenë vetëm.

 "Tani për tani kemi një qitës. Hetimet do të vazhdojnë derisa të kemi një përgjigje përfundimtare", komentoi një nga hetuesit në një konferencë për shtyp.

Përveç regjistrimit si republikan, kur ishte 17 vjeç, ai bëri një donacion prej 15 dollarësh për ActBlue, një komitet veprimi politik që mbledh para për politikanët e krahut të majtë dhe demokratë, raporton Guardian.

 Donacioni shkoi për Projektin Progresiv të Pjesëmarrjes. Sipas Pittsburgh Tribune-Review, Crooks është një i diplomuar në vitin 2022 në shkollën e mesme Bethel Park dhe ka marrë një çmim prej 500 dollarësh nga Iniciativa Kombëtare e Matematikës dhe Shkencës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.