autori
FBI: Atentatori i Trump veproi i vetëm
Më shumë se një muaj pas tentativës për të vrarë ish-presidentin Donald Trump, FBI ka një konkluzion për atentatorin. Thomas Crooks, i cili qëlloi në drejtim të kandidatit republikan gjatë një takimi elektoral në Pensilvani, ka vepruar i vetëm.
Autori i sulmit ndaj Trump, votues republikan
Thomas Matthew Crooks, autori i atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte nga Bethel Park, Pensilvani.
20-vjeçari qëlloi në drejtim të foltores ku ndodhej Trump me Ar 15, një pushkë sulmi gjysmë automatike, përpara se të qëllohej vetë për vdekje nga snajperët e Shërbimit Sekret.
Hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det, arrestohet autori. A do reagojë kryeministri me një Facebook-ese?
Një 48-vjeçar nga Tirana u arrestua për nxitje urrejtjeje pasi hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det. Ngjarja ndodhi në Gjirin e Lalëzit dhe u filmua me celular, për t’u postuar më pas në rrjetet sociale nga vetë autori. Sh.S. fillimisht u shpall në kërkim, për t’u kapur më pas në Tiranë pak kohë pas ngjarjes
Depozitoi ADN-në në Accestry.com, identifikohet si përdhunues
Autori i një përdhunimi të ndodhur në vitin 2007 në Florida u zbulua krejt rastësisht pasi ngarkoi kodin e tij gjenetik në një faqe për gjurmimin e gjenealogjisë. Jared Vaughn bleu një kit të ADN-së dhe e ngarkoi kodin e tij gjenetik në faqe, pa e ditur se ai do të përputhej me një mostër të ADN-së të marrë në kohën kur ai dyshohet se sulmoi seksualisht një studente, raporton "Insider".
Drejtësi pas 30 vitesh/ Dënohet autori i masakrës së priftërinjve në El Salvador
Tridhjetë vjet pritje për familjarët dhe miqtë e pesë jezuitëve spanjollë të vrarë më 16 nëntori 1989 në Universitetin e Amerikës Qendrore (UCA) të San Salvadorit kanë marrë fund.
Basha nga Mitrovica: Unë jam autor dhe promotor i Rrugës së Kombit
Unë kam nderin dhe privilegjin e rrallë të kemë qenë autor dhe promotor i Rrugës së Kombit
Kjo është një deklaratë e kryetarit të emëruar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Mitrovicës në Kosovë, ku ai ndodhet për një vizitë dyditore.
Dragoti: Autori i masakrës në Selenicë, i stigmatizuar
Më së shumti mediat e trajtuan masakrën me 8 të vrarë në Selenicë një ngjarje të lidhur vetëm me autorin, por sipas Edmond Dragotit, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale kanë qenë disa faktorë që kanë bashkëvepruar në tragjedi, ku shoqëria apo lokaliteti ka një pjesë të madhe të përgjegjësië. Në një intervistë për Panorama, Dragoti thotë se 24 vjeçari është tallur nga bashkëfshatarët.
Përditësim/Kapet autori i masakrës në Vlorë
Nuk ka zgjatur shumë arratia e autorit të masakrës me 8 të vrarë në fshatin Resulaj të Vlorës. Ritvan Zykaj, 24 vjeç u kap në dalje të Selenicës i fshehur në një shkurre. Ai nuk bëri rezistencë dhe në momentin e parë kërkoi ujë nga policia.
Para arrestimit, kur po kërkohej nga më shumë se 100 policë në kodrat e fshatit, Zykaj u shfaq duke replikuar me ndjekësit në fejsbuk
Mikel Shallari vrasësi i dyshuar i Cukut, nuk dihet porositësi
Një nga ngjarjet më të rënda kriminale të muajve të fundit po shkon drejt zbardhjes. Prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori tha në një konferencë për shtyp së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako se janë mbledhur prova të mjaftueshme që fajësojnë Mikel Shallarin si vrasës të komisar Artan Cukut.
Dëshmon atentatori i Stambollit, të implikuara edhe shërbimet e huaja (foto)
34 vjeçari nga Uzbekistani i dyshuar si autori i masakrës në lokalin Reina të Stambollit natën e ndërrimit të viteve ka dëshmuar se është ai që ndërmori sulmin me 39 të vdekur. Sipas guvernatorit të Stambollit, Masharipov, i ciliflet katër gjuhë të huaj kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Turqi. CNN Turk raporton se policia e dinte strehën e autorit dhe ishte përgatitur prej për tri ditësh për të gjetur kohën e duhur për aksionin e arrestimit.