Dragoti: Autori i masakrës në Selenicë, i stigmatizuar

Postuar në 13 Gusht, 2018 10:27

Më së shumti mediat e trajtuan masakrën me 8 të vrarë në Selenicë një ngjarje të lidhur vetëm me autorin, por sipas Edmond Dragotit, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale kanë qenë disa faktorë që kanë bashkëvepruar në tragjedi, ku shoqëria apo lokaliteti ka një pjesë të madhe të përgjegjësië. Në një intervistë për Panorama, Dragoti thotë se 24 vjeçari është tallur nga bashkëfshatarët.

“Ai është ndjerë shumë i veçuar sepse stigma është më e madhe në fshat. Duke njohur njëri tjetrin ata e gjenerojnë më shumë stigmën(talljen) dhe kjo gjeneron emocionet e tij negative dhe agresive.Autori i masakrës është rritur në një mjedis josocial dhe ka krijuar një karakter të vetëizoluar”

Reagimi sipas Dragotit ka qenë i motivuar nga vetëizolimi i autorit dhe akuzat që mund t’i jenë bërë shumë herë pa të drejtë nga bashkëfshatarët. “Ai ka dashur të marrë hak ndaj akuzave që i janë bërë, sepse edhe atëherë kur nuk ka vjedhur, ndoshta e kanë akuzuar si hajdut. Njerëzit e vetëizoluar në përgjithësi reagojnë shumë fort ndaj gjërave të vogla dhe nuk reagojnë fort ndaj gjërave të mëdha. Ky defekt në karakterin e tyre i bën ata të paparashikueshëm”

Dragoti thotë se mënjanimi dhe stigma që shoqëria lokale i ka bërë 24 vjeçarit është një tregues i kaosit ku ndodhet sot vetë ajo, veçanërisht në zonat rurale. "Shoqëria e sotme është me kaotike se ajo e mëparshmja, pamvarësisht se ka shumë liri për individin, pamvarësisht se ka më shumë liri për individin. Dhe në këtë kaos social, politik dhe ekonomik të gjithanshëm, individi e ka shumë të vështirë të gjejë orientimin. Shoqëria është një faktor shumë i rëndësishëm në stabilitetin mendor të individit. Shoqëria duhet të jetë më e ndjeshme, më komunitare ndaj individëve të tillë"

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Te pakten ne shqiperine e 70 viteve te fundit, po pate probleme mendore fatkeqesia eshte e dyfishte. Se pari per problemin e vertete, pra semundjen. Dhe se dyti, sepse te duhet te perballesh dite per dite me nje "popull" mizor dhe te pashpirte ndaj te dobetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.