Basha nga Mitrovica: Unë jam autor dhe promotor i Rrugës së Kombit
Unë kam nderin dhe privilegjin e rrallë të kemë qenë autor dhe promotor i Rrugës së Kombit
Kjo është një deklaratë e kryetarit të emëruar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Mitrovicës në Kosovë, ku ai ndodhet për një vizitë dyditore.
Nuk dihet nga buron kjo deklaratë e z. Basha, pasi nga e vërteta ka shumë gjasë që jo. Sipas të dhënave Banka Botërore bëri studimin në vitin 2003, kur Lulzim Basha nuk njihej si figurë publike dhe nuk kishte ndonjë rol në PD. Pra nuk mund të ndikonte në politikat e saj. Por vetë projekti është përfolur herët në politikën shqiptare, në kohën e qeverisjes Majko u mbajt edhe një taksë madje që u shpenzua siç dinë vetëm socialistët.
Është pra diçka që nuk provohet mirë pretendimi i z. Basha, kur ne e dimë se të paktën Promotor i ndërtimit të rrugës ka qenë Sali Berisha kryeministër, kohë kur Basha ishte vetëm beniamini i tij dhe asgjë më shumë.
Ky pretendim i ngjan atij të Enver Hoxhës që thoshte se Partinë e themeloi ai me disa shokë, të cilët i skartonte sipas nevojave politike nga fotot dhe shënimet. Jemi përpara një gënjeshtre? Nuk dihet, pasi autorësia e këtij projekti mund të ketë edhe ai të pathënat e veta, misterin e pasqaruar. Thjesht ne nuk e dimë që z. Basha qenka autori I rrugës.
Add new comment