rruga durres kukes
Basha nga Mitrovica: Unë jam autor dhe promotor i Rrugës së Kombit
Unë kam nderin dhe privilegjin e rrallë të kemë qenë autor dhe promotor i Rrugës së Kombit
Kjo është një deklaratë e kryetarit të emëruar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Mitrovicës në Kosovë, ku ai ndodhet për një vizitë dyditore.
Edi Rama mesazh kosovarëve: "Patriotizmi në kohë paqeje është të mos diskutosh kontributet për “Kastratin”
Dy qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë zhvilluar në Pejë një mbledhje të përbashkët. Pas mbledhjes të dy kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.
Banka Botërore: Bllokuam paratë për rrugën Durrës-Kukës, sepse rezultoi me probleme të rënda
Banka Botërore deklaron se autostrada Tiranë-Durrës, pas rivlerësimit të bërë, rezulton një rrugë me probleme të rënda. Zyra e shtypit e degës së kësaj banke në Shqipëri shpjegon për TemA TV se kjo rrugë është pjesë e njërës prej 4 kontratave të mirëmbajtjes, të cilat u rishikuan pas bllokimit. Ndërkaq, kreu i Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro, tha se kontratat nuk kanë funksionuar dhe për to është bërë amendim.
Vandalët e vërtetë të Shqipërisë
Para se të filloj të shtjelloj mendimet e mija për zhvillimet e fundit në Shqipëri, po i bëj të ditur lexuesit të mundshëm të këtyre shënimeve se jam absolutisht kundër dhunës, në përgjithësi, e çfardo forme e rrethane qoftë ajo. Për më tepër, më revoltojnë protestat që përfundojnë me shkatërrime e zjarre të objekteve, cilatdo qofshin ato, private apo shtëtërore.
Jo tarifës në rrugën Durrës-Kukës, qoftë edhe si model kontrate
Tarifimi i kalimit në rrugën Durrës –Kukës ka krijuar debate të mëdha. Çështja kryesore që shtrohet është jo tarifimi si i tillë, por fakti se kontrata që po i jep sot konçesionarit një të ardhur shumë të madhe, nuk garanton asgjë për kthimin e investimeve. Dhe është përvoja e këtyre viteve që nxit këtë mosbesim.
Sqarimet e ministrit të Infrastrukturës Gjiknuri për tarifën e rrugës Durrës-Kukës
Sot ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka përcjellë sot në Kuvendin e Shqipërisë argumentet e qeverisë për vendosjen e tarifës në rrugën Durrës-Kukës.
Kosovë, zëra kundër pagesës për kalimin në rrugën Durrës-Kukës
Adriatik Kelmendi shkruan në një opinion pë gazetën “Koha Ditore” se pagesa për kalimin e rrugës Durrës- Kukës, nuk është e drejtë dhe duhet shmangur. Si argument i parë është mungesa e një rruge alternative për ata që nuk paguajnë, praktikë kjo në çdo vend. Sipas autorit “qasja në rrugë është një e drejtë” dhe në këtë mënyrë kemi penalizim në bllok pa ofruar mundësi tjetër.
Politika e veçantë e PD-së për kuksianët: Nuk do paguajnë tarifë për të kaluar në rrugën Durrës – Kukës
Një tjetër premtim për ndrshimin e tarifave konçesionare vjen nga politika. Njësoj si kryeministri i tanishëm, edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premton se do të heqë tarifat për rrugën Durrës – Kukës për banorët e Kukësit.
Rrëzohen sërish turqit, konsorciumi shqiptar mbetet fitues i konçesionit të rrugës Durrës – Kukës
Konsorciumi i kompanive shqiptare që garoi për konçesionin e rrugës Durrës – Kukës ka fituar edhe në përballjen e dytë. Ankimimi i Minitrisë së Transporteve është rrëzuar nga Komisioni i Prokurimit Publik duke lënë kështu në fuqi fituesit e shpallur më parë nga ky institucion.
“Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.”, raporton TemaTv.
Teatri me koncesionin e rrugës Durrës – Kukës. Komisioni i Prokurimit shpall fitues konsorciumin "Kastrati&Salillari"
Teatri me koncesionin e rrugës Durrës – Kukës duket se ka shkuar drejt asaj që dyshohej tashmë(http://www.respublica.al/2016/09/06/anullohet-tenderi-për-rrugën-durrës-–-kukës-ishte-lojë-tenderi-me-kompaninë-turke).