Teatri me koncesionin e rrugës Durrës – Kukës. Komisioni i Prokurimit shpall fitues konsorciumin "Kastrati&Salillari"
Teatri me koncesionin e rrugës Durrës – Kukës duket se ka shkuar drejt asaj që dyshohej tashmë(http://www.respublica.al/2016/09/06/anullohet-tenderi-për-rrugën-durrës-–-kukës-ishte-lojë-tenderi-me-kompaninë-turke).
Ankimimi i komsorciumit shqiptar Kastrati&Salillari është gjerur i drejtë nga Komisioni i Prokurimit Publik që sipas Top-Channel ka vendosur t’ia kalojë kontratën pikërisht grupit shqiptar. Konsorciumi i shpallur fitues nga Ministria e Transporteve, “Vendeka Bilgi” është rrëzuar me argumentin që u përfol shumë që në momentin kur dikasteri i famëmadhit Edmond Haxhinasto firmosi kontartën e parë: grupi shqiptar ofron kosto më të ulëta.
“Ankimimi duket se është gjetur i drejtë nga Komisioni i Prokurimeve, i cili ka vendosur të përmbysë rezultatet e shpallura nga Ministria, si dhe të shpallë fituese konsorciumin shqiptar të përbërë nga kompanitë “Kastrati” dhe “Salillari”, që në ofertën e saj ka kërkuar 8 milionë euro më pak subvencion nga buxheti dhe ka parashikuar të vjelë 175 milionë euro më pak nga qytetarët”, raporton TCh.
Me një fjalë: qeveria dëgjoi qytetarët dhe ia dha kontratën ofertës më të leverdisshme. Natyrisht që duhet të kishte garë pasi kontrata nuk mund të jepej ashtu a priori. Ndaj oferta turke me diferencë tepër të lartë, ishte lehtësisht e kundërshtueshme, e rrëzueshme dhe në interesin e qytetarëve. Edhe pse dyshimi se kjo ishte thjesht një lojë barazohet thuajse plotësisht me të qenit provë.
Add new comment