Jo tarifës në rrugën Durrës-Kukës, qoftë edhe si model kontrate
Tarifimi i kalimit në rrugën Durrës –Kukës ka krijuar debate të mëdha. Çështja kryesore që shtrohet është jo tarifimi si i tillë, por fakti se kontrata që po i jep sot konçesionarit një të ardhur shumë të madhe, nuk garanton asgjë për kthimin e investimeve. Dhe është përvoja e këtyre viteve që nxit këtë mosbesim.
Tarifimi në vetvete po krijon probleme edhe në planin ligjor, pasi qeveria nuk ka siguruar rrugë alternative. Në një prononcim për TemaTv, dy ekspertë ekonomie, Agim Binaj dhe Elvin Meko përcjellin rezervat për këtë që po ndodh.
Që të vendosë një tarifë ose një taksë në një rrugë duhet që atij që kalon me mjetin e tij apo edhe udhëtarit, duhet t’i krijosh edhe alternativë tjetër. Pra duhet të kesh edhe një rrugë tjetër dytësore. Në qoftë se më mban xhepi kaoj në autosdtrdë. Në këtë këndvështrim kjo taksë është e parakohshme.
Për mendimin tim të gjithë ata që kalojnë në tunel, atje mund të ketë një tarifë
tha Binaj.
Për ekspertin tjetër, Elvin Meka, nuk ka madje siguri se këto para që po I merr një subjekt privat do të kthehen në investim nga konçesionari.
Në përvojën shumëvjeçarer të funksionimit të gjerave në Shqipëri, është evidente se pavarësisht nga taksat apo shpenzimet e ndryshme që biznesnet dhe qytearët shqiptarë e paguajnë, nuk e marrin këtë vlerë të shpenzimeve. Në kushte të tilla është bërë kritike që kjo rrugë të mirëmbahet, madje të plotësohet me investime të munguara
tha ai.
Add new comment