tematv
Aktorja që i dha jetë Pinokut: Nuk u ktheva kurrë sepse më harruan të gjithë
Eva Pëllumbi, aktorja që shumica e adhuruesve të teatrit dhe ekranit e identifikojnë me Pinokun, ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare një ditë më parë. E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në Shqipëri. Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë përmes Skype-it për Tema TV, Eva shprehet mes lotësh se pakkush e ka kujtuar dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.
Dëbimi i John Bolton
Të majtët janë të shtrenjtë. Renzi e provoi me avionin 26 herë më të shtrenjtë se normalja
Dy kontrata mes kompanisë me bazë në Abu Dhabi, “Etihad”, “Alitalia”-s dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Itali, zbulojnë një aferë në kurriz të taksapaguesve italianë. Falë këtyre kontratave, shteti italian ka i paguar me fonde publike kompanisë “Etihad” përmes “Alitalia”-s, në mënyrë që kjo e fundit të mund të blinte një aeroplan – i cili ishte marrë me qira - që më pas do të përdorej nga kreu i qeverisë italiane, Matteo Renzi, me një çmim 26 herë mbi çmimin normal
Hiletë e bukës
Shqipëria është një nga vendet me konsumin më të lartë të bukës, një karakteristikë kjo e vendeve të varfra. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, Shqipëria, një nga shtetet me të ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.
Buka mbetet produkti numër një në tryezat e shqiptarëve, një traditë e vjetër kjo që ka nisur të zbehet pas viteve ’90, por pa lëshuar shumë terren për produktet e tjera.
Një hap më pranë një trajtimi “magjik” për kancerin
Ta trajtosh kancerin vetëm me një pilulë, duke përjashtuar kimioterapinë, rrezatimin apo operacionin. Mund të duket e pamunudr, por Khaled Barakat, një profesor i Universitetit të Albertës që kryen kërkime mbi imunoterapitë inovative që mund të përdoren për të trajtuar lloje të shumta të kancerit thjesht duke fuqizuar sistemin imunitar.
Një pjesë e ngjarjeve të luftës janë të krijuara si mite
Një pjesë e ngjarjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri janë të krijuara, ose ato që kanë ndodhur janë zbukuruar për të ngelur si mite, për t’i dhënë pozicion të spikatur disa individëve.
Kështu shprehet në një bisedë për “TemA TV”, Romeo Gurakuqi, ndërsa flet për antifashizmin në Shqipëri dhe për konferencën me temë Luftën e Dytë Botërore, që do të mbahet në nëntor në Akademinë e Shkencave.
Miti i krizës së lirisë së shprehjes
Kur nisa të shkruaj në The Guardian, përfshihesha në biseda me komentuesit që ngrinin agrumente logjike dhe u kërkoja atyre, përgjigja e të cilëve ishte e ngutur ose pasojë e zemërimit, ta rilexonin shkrimin. Komentet ishin të hapura për 72 orë. Ne diskutonim çështje delikate dhe të ndërlikuara për politikën, racën, gjininë dhe seksualitetin dhe, në fund të fundit, përmes një bisede të gjallë, arrinim në një pikë të caktuar.
Muzika xhaz në Shqipëri, Markelian Kapidani sjell të parin botim për muzikantët
Muzika xhaz në Shqipëri është një prej atyre zhanreve që nuk ka një traditë të vetën, por megjithatë duket se muzikanti Markelian Kapidani ka nisur të hedhë shtratin për këtë lloj muzike, tashmë edhe në rrafshin teorik.
Debati etik mbi përdorimin e një “thesari” që la pas një neurolog nazist
Tekstilet e Andeve, si gjurmë të një kulture të lashtë dhe komplekse
Në një rajon që përfshin shkretëtirën deri në malësitë e asaj që sot quhet Peru dhe Bolivia veriore, tekstilet kanë luajtur - dhe vazhdojnë të luajnë - një rol të rëndësishëm, si në jetë edhe në vdekje. Tekstilet janë bërë një mjet thelbësor komunikimi në qytetërimin e lashtë të Amerikës së Jugut, një gjuhë vizuale që përshkruan konceptet themelore të jetës së përditshme, botët e natyrshme dhe ato të mbinatyrshme dhe jetën e përtejme. Ata zbukuronin muret e shtëpive dhe tempujve, visheshin si rroba dhe përdoren edhe sot në rite fetare, përfshirë edhe ceremonitë e varrimit.