tematv

Kryetarja e autoritetit për Dosjet: Nuk japim përherë përgjigje shteruese. Kemi mungesa në Arkivë

Postuar në 31 Janar, 2018 19:08

Arkivi i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit është ende i paplotë. Kryetarja e Komisionit të Autoritetetit të Dosjeve, Genta Sula shprehet se kjo situatë vështirëson punën e institucionit dhe, si pasojë, në disa raste përgjigja nuk ka qenë definitive. Ajo kërkon që institucionet dhe personat që kanë informacionet që parashikon ligji për autoritetin e dosjeve t’i dorëzojnë ato. Mungesa e të gjitha dokumentacioneve të mundshme, ka bërë që ky institucion në disa raste të mos jap përgjigje përfundimtare.

Ministri i Jashtëm shprehet optimist pas ditës së dytë të negociatave me homologun grek(video)

Postuar në 20 Janar, 2018 21:34

Pas përfundimit të takimit me homologun e tij helen Nikos Kotzias, ministri Jashtëm Ditmir Bushati, ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët në Korçë ku theksoi se është bërë progres në këto bisedime. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se nuk ka asgjë sekrete, pasi temat janë të ditura, duke thënë se nesër do të jetë po një ditë e rëndësishme.

Falimentimi i "Plus", dështimi i një prej të mëdhenjve të tregut

Postuar në 10 Dhjetor, 2017 15:36

Falimentimi i kompanisë celulare “Plus” ka regjistruar një precedent për dështimin e sipërmarrjeve shqiptare. Nuk janë dhënë arsye për këtë vendim të aksionerëve, por formalisht është thënë se kompania ka dalë me humbje. Dje revista ekonomike “Monitor” trajtonte në një shkrim të vetin arsyet e falimentit.  Në arsyetimet e veta, revista cilësonte se roli i AKEP me licencën e 3G dhe sjellja e institucioneve shqiptare përcaktoi dështimin. Sot në një kronikë të Tema Tv paraqiten të tjera arsye për falimentin e Plus.

Qeveria zvarrit komisionet e "Vetingut"

Postuar në 19 Shtator, 2017 16:32

Në ditën e dytë të punimeve të komisioneve parlamentare, kanë nisur edhe përplasjet e para. Qeveria nis zvarritjen e procedurave për krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Kërkon rishikim të strukturave të këtyre institucioneve. Ndërkohë deputetët kërkojnë garanci.

Policia rrugore dhunon gazetaren e TemATV

Postuar në 30 Gusht, 2016 17:48

Policia Rrugore gjatë një aksioni për heqjen e makinave ma karrotrec, në zonën pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive në Tiranë, është konfliktuar me një qytetar, të cilin e kanë fyer dhe shtyrë, pasi ai kërkonte të merrte mjetin. Sipas Kodit Rrugor drejtuesit të mjetit i vendoset gjobë për parkim të gabuar, por i jepet e drejta ta largonte vetë mjetin përderisa ishte i pranishëm.

Siguria e të dhënave afër zeros. Një video ku tregohet thyerja e portalit të QKL-së

Postuar në 23 Tetor, 2015 16:38

“TemaTv” ka publikuar sot një video të një hakeri që pretendon sesi ndërhyhet në të dhënat e arkivuara në serverat dixhitale të tyre. Sipas video në fjalë rezulton se mbrojtja e të dhënave në Shqipëri, ndonëse investimet nuk kanë munguar, është thuajse inekzistente. “Vetëm pak orë para se të niste një aktivitet i quajtur Hack Day Tirana, i organizuar nga Ministria e Inovacionit, pikërisht për këtë shqetësim publik, vjen edhe sfida.

Pages

Subscribe to RSS - tematv