Ministri i Jashtëm shprehet optimist pas ditës së dytë të negociatave me homologun grek(video)

Postuar në 20 Janar, 2018 21:34

Pas përfundimit të takimit me homologun e tij helen Nikos Kotzias, ministri Jashtëm Ditmir Bushati, ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët në Korçë ku theksoi se është bërë progres në këto bisedime. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se nuk ka asgjë sekrete, pasi temat janë të ditura, duke thënë se nesër do të jetë po një ditë e rëndësishme.

Faleminderit për durimin deri tani. Na mirëkuptoni që këto janë bisedime jo të lehta dhe tematika është e gjerë, e shtrirë në kohë. Janë rreth 70 vite histori. Tematikat kanë qenë të gjera mund tju them se në Korçë kemi bërë progresë të rëndësishëm, gjithashtu edhe nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve dhe nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë publikisht nga të të dyja palët. Thjesht jemi në procesin e shkëmbimit të argumenteve të mëtejshme dhe shpresoj edhe të zgjidhjeve konkrete

deklaroi Bushati.  

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.