Kryetarja e autoritetit për Dosjet: Nuk japim përherë përgjigje shteruese. Kemi mungesa në Arkivë

Postuar në 31 Janar, 2018 19:08

Arkivi i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit është ende i paplotë. Kryetarja e Komisionit të Autoritetetit të Dosjeve, Genta Sula shprehet se kjo situatë vështirëson punën e institucionit dhe, si pasojë, në disa raste përgjigja nuk ka qenë definitive. Ajo kërkon që institucionet dhe personat që kanë informacionet që parashikon ligji për autoritetin e dosjeve t’i dorëzojnë ato. Mungesa e të gjitha dokumentacioneve të mundshme, ka bërë që ky institucion në disa raste të mos jap përgjigje përfundimtare. Ndërkohë sipas Sulës, numri i kërkesave ka ardhur në rritje, ndërsa shton se me prioritet trajtohen kërkesat nga institucionet e shtetit. Kryetarja e komisionit Sula ngriti sërish shqetësimin se edhe gjendja e arkivës ku ndodhen informacionet që disponohen aktualisht nuk është e mirë. Sipas saj institucioni që ajo drejton ka nevojë për më shumë punonjës. TemaTv(http://www.tematv.al/2018/01/31/dosjet-e-sigurimit-kryetarja-e-autoritet...)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.