Siguria e të dhënave afër zeros. Një video ku tregohet thyerja e portalit të QKL-së

Postuar në 23 Tetor, 2015 16:38

“TemaTv” ka publikuar sot një video të një hakeri që pretendon sesi ndërhyhet në të dhënat e arkivuara në serverat dixhitale të tyre. Sipas video në fjalë rezulton se mbrojtja e të dhënave në Shqipëri, ndonëse investimet nuk kanë munguar, është thuajse inekzistente. “Vetëm pak orë para se të niste një aktivitet i quajtur Hack Day Tirana, i organizuar nga Ministria e Inovacionit, pikërisht për këtë shqetësim publik, vjen edhe sfida. Një hacker i bardhë, i cili vetëquhet Cyber Lucifer, na ka dërguar në postën tonë elektronike një video ku tregohet qartë se sistemet e sigurisë së këtyre portaleve qeveritare e jo vetëm, pothuajse nuk ekziston. Në video shihet qartë mungesa e transparencës mbi certifikimin e kompanive përgjegjëse për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtyre portaleve. Cyber Lucifer në video jo vetëm tregon mungesën e sigurisë por edhe bën një test ku provon të modifikojë portalin e QKL (Qendrës Kombëtare të Licensimit). Nuk është për t’u habitur që ai iadel lehtësisht të realizojë qëllimin e tij”, raporton “Tema Tv”.

Comments

Submitted by kritika (not verified) on

kush mban pergjegjesi per shkeljen e:
LIGJ Nr.9887, datë 10.3.2008 për “Mbrojtjen e të dhënave personale”
LIGJ Nr.10 371, datë 10.2.2011 për “Ratifikimin e memorandumit për garancitë ligjore dhe juridike kundër përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale”
Ky shteti yne i leshit po te doje i gjen njerezit (shqiptare) edhe per t'i kriju vete databazat dhe web site edhe per te testuar sigurine e tyre, por jane mesuar ta paguajne pak administraten dhe me shume tenderat, se nga kjo e fundit do i ngeli dicka ne xhep, kurse ajo e para nese trajnohet ose trajtohet sic duhet, i pret krahet, i le pa tender :(, se sa per te drejtat e qytetareve dhe shkeljen e ligjeve, nuk e rruan njeri

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.