tematv

Vjen në shqip Bibla e përkthyer nga origjinali hebraisht

Postuar në 21 Gusht, 2019 21:18

Një përkthim i plotë i Biblës nga gjuhët origjinale, në një libër ku do të përfshihen së bashku Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re do të vijë gjatë 2020 për lexuesin shqiptar. Projekti, një nismë e Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale Shqiptare është një punë e filluar që në vitin 2000 dhe që tashmë është në hapat e fundit.

Ekuacioni që ndau internetin

Postuar në 21 Gusht, 2019 20:12

 

Ushtrime matematikore, të thjeshta në dukje, mund të kthehen shpesh në një sfidë të vërtetë në rrjetet sociale. I tillë është rasti i një ushtrimi që u publikua në Tuiter më 28 korrik.

8:2(2+2)=

Shumë përdorues të rrjetit social ishin të bindur se përgjigjja e saktë është 16. Ndërsa të tjerë ngulën këmbë për 1. Madje, edhe përllogaritja me makinë llogaritëse nxori dy rezultate të ndryshme.

Pavarësisht se matematika është një botë e sigurt, ku ekziston vetëm e sakta dhe e gabuara, dhe duhet të mbizotërojë logjika, shumë u vunë në dilemë.

Ndryshon drafti i Konferencës për Luftën Antifashiste

Postuar në 14 Gusht, 2019 00:20

Ndryshon drafti i Konferencës Shkencore Mbarëkombëtare dhe Ndërkombëtare kushtuar rezistencës antifashiste të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, i parashikuar të mbahet më 15 nëntor dhe i organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Tema e konferencës, e bërë publike vetëm disa ditë më pare, ka ngjallur polemika mes vetë studiuesve dhe historianëve, ndërkohë që nuk kanë munguar as akuzat se kjo konferencë dhe Akademia e Shkencave po mohojnë luftën dhe se po përpiqen ta zëvendësojnë atë me konceptin e Rezistencës Antifashiste.

Fjalët e Bablokut i merr era. Të paktën në Ksamil

Postuar në 09 Gusht, 2019 16:18

Në kohën kur qeveria Rama zotohet se çdo ditë implementon aksionin për lirimin e plazheve publike  të zaptuara nga persona të papërgjegjshëm, faktet flasin ndryshe. Nga Ksamili, për të cilën ditë më parë u tha se janë liruar hapësirat e zaptuara publike në plazh, në TemA Tv vijnë pamje nga pushues, të cilët vazhdojnë të dëshmojnë mungesën e hapësirave publike, dhe jo vetëm. 

Koha për kontroll kushtetues mbi partitë politike shqiptare

Postuar në 27 Korrik, 2019 20:55

Kushtetuta e Shqipërisë i kushton vetëm një nen partive politike. Aty sanksionohet se partitë politike organizohen sipas parimeve demokratike.

Karikatura, shkëlqim dhe venitje në dy kohë politike

Postuar në 06 Korrik, 2019 01:41

Karikatura si nëndegë e artit viziv njihet ndryshe si portreti i ekzagjeruar. Vetë fjala ka kuptimin e paraqitjes groteske ose qesharake nëpërmjet ekzagjerimit të një tipari karakteristik, ndërsa ruhet ngjashmëria e përgjithshme.

Si një zhanër që njohu zhvillim në shekujt e 16 dhe 17, karikatura u përdor nga satiristët e kohës për të vënë në lojë figura publike dhe politikanë. Megjithatë, disa e lidhin origjinën e karikaturës me Leonardo Da Vincin dhe vizatimet e tij në vitet e fundit të shekullit XV.

Bosnja në buzë të greminës

Postuar në 03 Qershor, 2019 13:32

Në skenat e para të filmit të Danis Tanović, "Toka e askujt", (film që ka fituar Oscar), i cili i vendos ngjarjet në Bosnje gjatë luftës së viteve 1992-1995, një ushtar boshnjak lexon gazetën në një llogore. Me keqardhje, ai thërret: "Shikoni ç’ndodh në Ruandë". Kjo skenë, e cila thuhet se është bazuar në një anekdotë të vërtetë, rezultoi një test lakmusi për shikuesit.

Lajmet e rreme për një papë që gjithnjë ka dalë në mbrojtje të jetës

Postuar në 20 Maj, 2019 15:45

Fake News është prej kohësh një nga fjalët që e dëgjojmë shpesh. Në momentin që marrim një lajm, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të pyesim nëse është fals apo jo. Teknikat e falsifikimit janë të shumta. Rasti më i rëndë është njoftimi për një ngjarje, një fatkeqësi apo sulm që nuk ka ndodhur kurrë; atribuimi i një krimi apo një manovre kriminale personave ose grupeve që nuk janë përgjegjëse për të ose përgjegjësia e të cilëve nuk është konstatuar me siguri, si në rastet e masakrave çnjerëzore. Gënjeshtra  të turpshme, por efektive në zhurmën e tyre imponuese.

Mbyllja e portaleve pa NIPT, propagandë nga AKEP

Postuar në 19 Maj, 2019 21:44

Më 15 tetor të vitit të kaluar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare paralajmëroi 44 portale që të regjistroheshin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit si dhe NIPT-in ta paraqisnin në faqen kryesore në opsionin kontakt. Në njoftimin zyrtar thuhej se portalet kishin vetëm 72 orë kohë për t'u regjistruar, në të kundërt AKEP do të mbyllte çdo portal online që rezulton i paregjistruar në QKB.  Në listën e publikuar përfshiheshin edhe media nga Kosova, fakt që krijoi edhe shumë pakënaqësi më pas.

Buxheti për bujqësinë, Panariti: Qesharak, të zerohet TVSH

Postuar në 15 Maj, 2019 16:08

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, e konsideron qesharak buxhetin prej 10.8 miliardë lekë, i akorduar për Ministrinë e Bujqësisë për këtë vit. I ftuar në studion e Tema TV, Panariti pohoi se bujqësia nuk po merr vëmendjen e duhur nga shteti dhe se buxheti i vënë në dispozicion është shumë herë më i ulët krahasuar me fondet e rajonit.

Është qesharak për një bujqësi, e cila kontribuon në PBB me 20%, merr në raport me këtë prodhim 0.05 %. Kjo është e padëgjuar dhe ka bërë që ndërmarrjet bujqësore të mos jenë më të efektshme”, tha Panariti.

Pages

Subscribe to RSS - tematv