Fjalët e Bablokut i merr era. Të paktën në Ksamil
Në kohën kur qeveria Rama zotohet se çdo ditë implementon aksionin për lirimin e plazheve publike të zaptuara nga persona të papërgjegjshëm, faktet flasin ndryshe. Nga Ksamili, për të cilën ditë më parë u tha se janë liruar hapësirat e zaptuara publike në plazh, në TemA Tv vijnë pamje nga pushues, të cilët vazhdojnë të dëshmojnë mungesën e hapësirave publike, dhe jo vetëm.
Përmes këtyre pamjeve, pushuesit dëshmojnë që jo vetëm nuk janë liruar hapësirat publike në plazhin e Ksamilit, por janë devijuar nga plazhi në parking privat, kurse pushuesi për një çadër e dy shezlong duhet të paguaj 1000 lekë, pa asnjë kupon tatimor të dëshmuar. Pos tjerash, pushuesi nuk ka hapësirë të dedikuar për zhveshje apo banjo, ndërkohë që për vrojtuesit në plazhe, as që bëhet fjalë.
TemaTv
Comments
FuftjaKot
E Meritoni Mizerjen, e nje vendi Pa Spitale pa uje, pa Polici, pa Drejtesi, e pa Mireqenie!!!!
Fajin e ka Populli !!!!!
Add new comment