ksamil
Fjalët e Bablokut i merr era. Të paktën në Ksamil
Në kohën kur qeveria Rama zotohet se çdo ditë implementon aksionin për lirimin e plazheve publike të zaptuara nga persona të papërgjegjshëm, faktet flasin ndryshe. Nga Ksamili, për të cilën ditë më parë u tha se janë liruar hapësirat e zaptuara publike në plazh, në TemA Tv vijnë pamje nga pushues, të cilët vazhdojnë të dëshmojnë mungesën e hapësirave publike, dhe jo vetëm.
Ksamil, ujërat e zeza vërshojnë drejt plazhit(video)
Një video nga Ksamili tregon shpërthimin e ujërave të zeza(duken të kuqe në fakt) drejt plazhit. Një autorioni kjo për atë debatin për cilësinë e ujit dhe të ashtuquajturat përmirësime në vitin 2016 e cila i bashkohet vdekjeve të ndryshme në plazhe për shkak të mungesës së rojeve. Mrekullia shqiptare siç e quajnë sazexhinjtë e pushtetit shfaq kështu edhe mrekullinë e paaftësisë, pasi emër tjetër nuk ka kjo që ndodh.
Skafisti nga Fieri, autor i dyshuar i ngjarjes në tre ishujt e Ksamilit
Vdekja tragjike e 15 vjeçares ruse Ksenia Riok në bregdetin e Ksamilit ka si autor të dyshuar Ermal Fatajn. I riu ofronte guida me skafin e tij perreth tre zonës së tre ishujve, siç duket edhe në këtë foto të postuar nga vetë ai në rrjetet sociale. Pas ngjarjes 31 vjeçari u përpoq të fshehë mjetin lundrues, çka e bëri policinë të dyshojë se është pikërisht ai personi që aksidentoi për vdekje adoleshenten ruse.
Haxhinasto, shëmbëllimi i Sajmir Tahirit për...fatin e keq
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, e kaloi fazën e ekspozimit në media si pasojë e vdekjes së dy njerëzve në aksin Plepa – Rrogozhinë. Është e qartë se njësoj si Edi Rama nuk e lëshon Sajmir Tahirin, edhe nëse ndonjë ditë ky i fundit mund të mbjellë hashah në saksitë e zyrës në ministri, edhe Ilir Meta, nuk e lëshon “Mondin”, të kapur në faj. Jo me llafe, por me vendim gjykate.