Rrëzohen sërish turqit, konsorciumi shqiptar mbetet fitues i konçesionit të rrugës Durrës – Kukës
Konsorciumi i kompanive shqiptare që garoi për konçesionin e rrugës Durrës – Kukës ka fituar edhe në përballjen e dytë. Ankimimi i Minitrisë së Transporteve është rrëzuar nga Komisioni i Prokurimit Publik duke lënë kështu në fuqi fituesit e shpallur më parë nga ky institucion.
“Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.”, raporton TemaTv.
Ministria nuk do ta ndjekë më këtë çështje dhe ka bërë të ditur se “do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC” pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës”.
Add new comment